Let's Do It Kosova!
Let’s Do It Kosova, është organizatë e cila merret me ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit në Kosovë, organizimin e qytetarëve për adresimin e problemeve , pjesëmarrjen e tyre nëpër aktivitete të ndryshme si (aksione të pastrimit, fushata vetëdijesuese dhe aktivitete të tjera vullnetare). Krahas kësaj Let’s Do It Kosova punon edhe në fushata avokuese për të ndikuar tek vendimmarrësit për zgjidhje të çështjeve mjedisore. Let’s Do It Kosova është pjesë e lëvizjes globale Let’s do it World e cila është e pranishme në 157 shtete në mbarë Botën. E filluar në vitin 2008 në Estoni, ajo është përhapur shumë shpejtë në tërë botën. Kjo nismë u realizua me shumë sukses edhe në Kosovë me shumë e aktivitete, duke u karakterizuar konkretisht me organizimin e qindra pilot aksioneve për pastrimin e qindra deponive ilegale me mbeturina dhe aksioneve të mëdha çdo vit me 24 Maj që nga viti 2012. Let’s Do It Kosova, brenda një kohe të shkurtër u bë fushata më e madhe e cila e trajtoi pa ndërprerë problemet e mjedisit në Kosovë (posaçërisht pjesëmarrjen e publikut në aktivitete mjedisore). Let’s Do It Kosova, në kuadër të fushatës së saj, arriti që problemin e ndotjes së mjedisit dhe menaxhimit të mbeturinave, ta bëjë temë debati në të gjitha strukturat qeveritare dhe joqeveritare në Kosovë.
Let’s Do It Kosova tani më është e shtrirë në të gjitha Komunat e Kosovës, dhe në secilën Komunë funksionojnë grupe të vullnetarëve të cilat aktivisht merren me adresimin e problemeve mjedisore si dhe organizimin e aksioneve të pastrimit të deponive ilegale me mbeturina. Grupet lokale përbëhen prej vullnetarëve nga Komunat, OJQ-të, Bizneset, Shkollat, Mediat si dhe qytetarë të tjerë.
Let’s Do It Kosova menaxhohet nga ekipi qendror me seli në Prishtinë, e përbërë prej 25 personave të cilët vullnetarisht koordinojnë të gjitha aktivitetet e organizatës.
Dita e Pastrimit të Botës!
Let’s Do It është organizatë mjedisore e cila vepron që nga viti 2012 dhe për vite me radhë ka adresuar problemet mjedisore në Kosovë. Është pjesë e e lëvizjes globale Let’s do it World e cila është e pranishme në 158 shtete në mbarë botën. Kosova do të jetë shteti që do të organizojë dhe koordinojë Ditën e Pastrimit të Botës për vitet 2019-2020 në më shumë se 157 shtete të ndryshme.Gjatë Konferencës që u mbajt në Tallinn [24-27 janar 2019], shteti i Kosovës u prezantua si storie suksesi, për shkak të implementimit të Fushatës, të cilës iu bashkuan 10 për qind e popullësisë së Kosovës, e cila rezultoi me pastrimin e mbi 900 deponive ilegale të mbeturinave.