Rreth vullnetarëve

Vullnetarizmi 

Vullnetarizmi është një mënyrë zbavitëse dhe e lehtë për të eksploruar interesat dhe pasionet tona. Duke bërë punë vullnetare mund t’i japim kuptim interesave dhe qëllimeve tona. Kjo mund të na largojë nga monotonia e ditës, angazhimet në punë, shkollë, apo në familje. Vullnetarizmi gjithashtu ofron kreativitet, motivimi dhe vizion. Vullnetarizmi ose puna vullnetare në përgjithësi konsiderohet një aktivitet altruist kur një individ apo grup ofron shërbime jo për përfitime financiare apo sociale “për një tjetër person, grup ose organizatë”.

Përfitimet e të qenit vullnetar!

  • Aftësi të zhvilluara për zgjidhjen e problemeve, përvojë e re,
  • Rrjetëzim dhe shoqëri të reja dhe përmirësim të jetës në komunitet.
  • Besimi, toleranca, solidariteti dhe reciprociteti në mes qytetarëve në dhe ndërmjet komuniteteve janë përmirësuar si rezultat i vullnetarëve.

 

Ndikimet fizike dhe psikologjike!

Puna vullnetare ofron shumë përfitime për shëndetin mendor dhe fizik. Ajo zhvillon vetëbesimin dhe ofron përmirësim të shëndetit të vetrespektit dhe kënaqësisë në jetë. Roli yt si vullnetarë gjithashtu ofron një ndjenjë të krenarisë dhe identitetit. Zvogëlimi i rrezikut të depresionit është një përfitim tjetër i punës vullnetare pasi që ju ofron kontakte të rregullt me tjerët dhe ndihmon në zhvillim të sistemit të qëndrueshëm mbështetës. Puna vullnetare mund t’iu ndihmoj të qëndroni fizikisht shëndosh dhe është mirë për shëndetin tuaj në çfarëdo moshe dhe ju mban përplot me energji dhe aktiv.

 

Përceptimi i karrierës!

Nëse je duke menduar për karrierë të re, puna vullnetare mund të ndihmoj të fitosh përvojë në fushën e interesit dhe të takosh njerëz të ri në këtë fushë. Madje nëse nuk je duke planifikuar të ndryshosh karrierën, puna vullnetare të ofron mundësinë të ushtrosh aftësitë e rëndësishme të vendin e punës siç është puna ekipore, komunikimi, zgjidhja e problemeve, planifikimi i projektit, menaxhimi i detyrave dhe organizimi.

 

Përceptimi personal!

Puna vullnetare është mënyrë argëtuese dhe e lehtë për të hulumtuar interesimet dhe pasionet tuaja. Përmes punës vullnetare që ti e konsideron kuptimplotë dhe interesante mund të jetë një largim çlodhës dhe energjik nga rutina ditore e punës, shkollës apo angazhimeve familjare.

 

 

Guida e vullnetarit

 

1) Si mund të bëhem pjesë?

Ti mund të bëhesh pjesë e aktiviteteve tona duke u regjistruar në databazen tonë të vullnetareve e cila momentalisht ka mbi 50000 vullnetare të regjistruar.
Tëe gjitha rregullat mbi vullnetarë mund ti gjeni bashkangjitur më poshtë.
Për qdo paqartësi mund të na kontaktoni permes emailit apo numrit te telefonit.

2) Në çfarë ore fillon / mbaron aksioni i pastrimit?

Zakonisht aksionet tona fillojnë në ora 09:00, mirëpo në disa raste varet nga zona e aksionit. Nisja për në zonen adekuate bëhet nga zyret tona të cilat gjenden në : Rr. Pashko Vasa, Prishtinë 10000.
Do të njoftoheni me kohë para aktivitetit.
Çdo aksion është i paraparë të zgjasë jo më shumë se 4 orë në ditë.

3) Kodi i veshjes

Në aktivitete ju rekomandojmë veshje sa më komode dhe të vjetra , të përshtatshme për temperaturat e ditës.
Ne rekomandojmë përdorimin e ndonjë çante të shpinës sa më të lehtë, pasi që një çantë e rëndë mund të pengojë në perdorimin e të dy duarve.
Gjithashtu, këpucet preferohen të jenë sa më komode varësisht nga zona e aksionit.

4) Mjetet e nevojshme

Ne do të ofrojmë mjetet e nevojshme për aktivitete të tilla si : Doreza , thasë plastik si dhe mjetet e tjera që ne do ti shohim të nevojshme.
Pas pastrimit thasët e mbledhur duhet të dërgohen afër rrugës adekuate dhe të njoftohet pika e regjistrimit për të komunikuar të gjitha informacionet e nevojshme për të mundësuar tërheqjen e tyre.

5) Transporti

Transportin për aktivitete do ta sigurojmë ne.
Ekipa jonë do të organizojë gjithmonë transportin në përputhje me numrin e vullnetarëve deri në destinacion.

6) Shujtat ditore

Ne do të sigurojmë nga një shujtë në ditë për vullnetarët në të gjitha aktivitetet.
Gjithashtu, do të sigurojmë ujë të pijshëm gjatë gjithë aktivitetit.

7) Jam deshmitar i ndonjë parregullsie. Çfarë duhet të bëj?

Raporto tek personi përgjegjës i cili do të jetë i pranishëm bashkë me ty, dhe komuniko parregullsinë.

8) Mbarova thasët. Çfarë duhet të bëj?

Në raste të tilla, do të jetë gjithmonë nga një person pergjegjës që të sigurojë mjete të nevojshme, të cilat do të jenë gjithmonë ne dispozicion për ju.
Pas pastrimit thasët e mbledhur është e preferuar të afrohen afër rrugës dhe të njoftohet ndonjëri antarë nga ekipa jonë i cili do të komunikojë të gjitha informacionet e nevojshme për të mundësuar tërheqjen e tyre.