by arnela musa
Choose a language:26/03/2024, 21:56
Dita e Pastrimit Digjital
Dita e Pastrimit Digjital është një nismë globale që synon të rrisë ndërgjegjësimin për ndotjen dixhitale dhe inkurajon individët dhe kompanitë të pastrojnë dhe organizojnë praninë e tyre online. Sot, në bashkëpunim me Let’s Do It World, organizata jonë po organizon këtë event në Kosovë dhe ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj nisme të […]



•Reduktimi i emetimeve të CO2: Pastrimi digjital ndihmon në uljen e energjisë të nevojshme për të ruajtur dhe procesuar të dhënat, duke kontribuar në reduktimin e ndotjes dixhitale dhe emetimeve të CO2.
•Përmirëson jetëgjatësinë e pajisjeve: Pastrimi i smartphone-ve dhe kompjuterëve nga aplikacionet dhe skedarët e panevojshëm përmirëson performancën e tyre.
•Siguria e të dhënave: Fshirja e skedarëve të vjetër ose të panevojshëm e rritë sigurinë.
•Hapësirë më e madhe: Pastrimi i fotografive, videove dhe email-eve të panevojshme liron hapësirë në pajisjet tuaja.

1.Fshini Fotot dhe Videot e Panevojshme: Nisni duke pastruar fotografitë dhe videot që nuk ju duhen në telefonat tuaj.
2.Pastroni Email-et: Fshini të gjitha email-et e panevojshme dhe abonimet që nuk ju sjellin vlerë.
3.Pastroni Pajisjet Digjitale: Vazhdoni me pastrimin e kompjuterit dhe pajisjeve të tjera dixhitale.
4.Ndani përvojën: Përdorni hashtagun #DigitalCleanupDayKosova për të treguar përvojën e juaj dhe për të inkurajuar të tjerët.




