Ta Pastrojmë Prishtinën

Ditën e sotme,”Ta Pastrojmë Prishtinën” u organizua me një përkushtim të jashtëzakonshëm të qindra vullnetarëve, të cilët,edhe njëherë treguan pasion të vërtetë ndaj mjedisit dhe komunitetit tonë. Gjatë këtij aktiviteti , kemi pastruar disa hapësria publike të kryeqytetit dhe vendndalimet e autobusëve. Ky sukses nuk do të ishte I mundur pa kontributin e çdo vullnetari […]

Ditën e sotme,”Ta Pastrojmë Prishtinën” u organizua me një përkushtim të jashtëzakonshëm të qindra vullnetarëve, të cilët,edhe njëherë treguan pasion të vërtetë ndaj mjedisit dhe komunitetit tonë.
Gjatë këtij aktiviteti , kemi pastruar disa hapësria publike të kryeqytetit dhe vendndalimet e autobusëve.
Ky sukses nuk do të ishte I mundur pa kontributin e çdo vullnetari dhe pa bashkëpunimin e shumë individëve dhe organizatave të ndryshme. Kështu që, një mirënjohje e thellë dhe një falenderim i përbashkët për:
Komunën e Prishtinës dhe kryetarin Z. Perparim Rama për përkrahjen dhe angazhimin e tyre të pakursyer në këtë nisme të rëndësishme.
KFOR-in dhe ushtarët që kanë qenë pjesë e kësaj përpjekje të madhe dhe kanë ndihmuar në organizim.
KRM “Pastrimi” dhe stafin e tyre të palodhur që kujdesen për pastërtinë e Kosovës çdo ditë dhe kanë bërë të mundur suksesin e këtij aktiviteti.
Zjarrfikësit për pjesëmarrjen e tyre në ruajtjen e sigurisë së të gjithë vullnetarëve.
Trafiku Urban për transportin e vullnetarëve .
Kompanitë “Melodia PX,” “Premium Bakery,” dhe “FRIX” për mbështetjen e tyre në këtë nismë.
Organizatën nga Komuniteti Boshnjak nga Vitimorica e Pejës “Mladi Volonteri” dhe të gjithë vullnetarët e tyre që janë bashkuar me ne për këtë nismë të madhe.
Nxënësit e shkollave, fëmijët dhe vullnetarët nga Komuniteti i Artistëve për pjesëmarrjen e tyre dhe krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të bukur.
Policinë e Kosovës për prezencën dhe mbështetjen e tyre sot, për ta siguruar mbarevajtjen e aktivitetit.
Sot nuk ishte vetëm një aksion pastrimi, ishte një festë e dashurisë ndaj mjedisit dhe kryeqytetit tonë.

May be an image of 6 people, crowd and text May be an image of 9 people and text May be an image of 6 people, street, road, crowd and text

May be an image of 11 people and text May be an image of 4 people, ambulance, grass and text May be an image of 9 people, child and street
May be an image of 9 people and street May be an image of 5 people, crowd and text