Dita e Pastrimit të Botës

Sot, në kuadër të Ditës Botërore të Pastrimit, një ngjarje ku miliona vullnetarë në 197 shtete të botës janë angazhuar për një qëllim të përbashkët: një botë më të pastër. Ekipi ynë i “Let’s Do It-Ta Pastrojmë Kosovën” bashkë me dhjetra aktivistë ka ndihmuar në pastrimin e Liqenit të Badovcit, duke larguar mbi 150 thase […]

Sot, në kuadër të Ditës Botërore të Pastrimit, një ngjarje ku miliona vullnetarë në 197 shtete të botës janë angazhuar për një qëllim të përbashkët: një botë më të pastër.
Ekipi ynë i “Let’s Do It-Ta Pastrojmë Kosovën” bashkë me dhjetra aktivistë ka ndihmuar në pastrimin e Liqenit të Badovcit, duke larguar mbi 150 thase mbeturinash.
Kosova vazhdon të mbetet model i mirë për organizim të fushatave mjedisore.
Për dy ditë rresht, aksione pastrimi janë organizuar në të gjithë vendin me pjesëmarrjen e mijëra vullnetarëve. Kjo tregon se kur bashkohemi, mund të bëjmë ndryshime të mëdha dhe të ndihmojmë në ruajtjen e planetit tonë.

Falenderojmë çdo vullnetar dhe nxënës të shkollave që ka dhënë kontributin e tij.
Një falënderim i theksuar për PAMKOS, të gjitha kompanitë e pastrimit të mbeturinave, për të gjitha Komunat që kanë ndihmuar me resurset e tyre dhe organizimin e aksioneve, dhe, pa dyshim, për shkollat që kanë inkurajuar nxënësit e tyre të jenë pjesë aktive e kësaj nisme.
Por përpjekjet tona nuk duhet të ndalen këtu. Bëjmë thirrje për një angazhim më të madh nga institucionet tona për të mbështetur dhe vazhduar këto nisma mjedisore.
Dhe ju, qytetarë të nderuar të Kosovës, ju bëjmë thirrje që të jeni pjesë e kësaj ndryshimi, të ndihmoni në mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit tonë.

Le të marrim frymëzim nga miliona vullnetarë kudo në botë dhe të kujdesemi për shtëpinë tonë të përbashkët: planetin Tokë.