Dita e Tokës

“Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën” shënon Ditën e Tokës me aktivitete për pastrimin e mjedisit dhe mbjelljen e drunjëve Me rastin e  Ditën e Tokës, organizata “Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën” ka planifikuar aktivitete vullnetare për pastrimin e mjedisit në dy qytete të Kosovës, Ferizaj dhe Prishtinë, të hënën me 24 […]

“Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën” shënon Ditën e Tokës me aktivitete për pastrimin e mjedisit dhe mbjelljen e drunjëve

Me rastin e  Ditën e Tokës, organizata “Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën” ka planifikuar aktivitete vullnetare për pastrimin e mjedisit në dy qytete të Kosovës, Ferizaj dhe Prishtinë, të hënën me 24 Prill 2023, dhe një aktivitet mbjellje drunjëve në Suharekë të mërkurën me 26 Prill 2023.

Në Ferizaj, aksioni vullnetar për pastrimin e mbeturinave do të zhvillohet në hapësirat afër Parkut Liria, me pjesëmarrës nga organizata lokale, nxënës të shkollave të Ferizajit dhe përfaqësues nga Komuna. Aktiviteti në Ferizaj fillon në orën 10:30 dhe do të përfshijë edhe përfundimin e pastrimit të deponisë katër hektarshe të mbeturinave.

Në Prishtinë, aksioni për pastrimin e mbeturinave do të zhvillohet në lagjen Arbëria dhe është organizuar në bashkëpunim me kompaninë Deloitte. Aktiviteti në Prishtinë fillon në orën 14:00.

Më 26 Prill, në bashkëpunim me Komunën e Suharekës do të zhvillohet një aktivitet mbjellje drunjëve në Suharekë si pjesë e angazhimit të saj për të promovuar një mjedis të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm. Aktivitetet e “Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën” do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit me iniciativa dhe aksione të ndryshme mjedisore.

Organizata “Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën” ju bën thirrje të gjithëve që të marrin pjesë në këto aktivitete dhe të kontribuojnë në ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit në Kosovë. Pjesëmarrja në këto ngjarje është e hapur për të gjithë ata që janë të interesuar për të dhënë një kontribut ndaj mjedisit të pastër dhe të mbrojtur.