Transformohet deponia ilegale në park, mbillen 50 drunj

Së bashku me përfaqësues nga komuna e Suharekës, me prezencën edhe të kryetarit Bali Muharremaj, organizuam aksion për pastrimin e deponisë ilegale të mbeturinave në kodrën mbi fshatin Duhël, me ç’rast u larguan dhjetra kamionë me mbeturina kryesisht inerte si dhe mbi 50 thasë mbetje nga vullnetarët. Pas përfundimit të pastrimit të deponisë, në hapësirën […]

Së bashku me përfaqësues nga komuna e Suharekës, me prezencën edhe të kryetarit Bali Muharremaj, organizuam aksion për pastrimin e deponisë ilegale të mbeturinave në kodrën mbi fshatin Duhël, me ç’rast u larguan dhjetra kamionë me mbeturina kryesisht inerte si dhe mbi 50 thasë mbetje nga vullnetarët.
Pas përfundimit të pastrimit të deponisë, në hapësirën e pastruar u mbollën 50 drunj, kjo për të ndikuar në mirëmbajtjen e asaj zone.
Komuna e Suharekës u zotua se do të mbetet e përkushtuar në angazhimin e saj për mirëmbajtjen e mjedisit. Ky aksion u organizua në kuadër të aktiviteteve për “Ditën e Pastrimit të Botës”.
Let’s Do It u bënë thirrje të gjitha komunave, institucioneve të tjera gjegjëse si dhe qytetarëve që të vazhdojnë në përditshmëri angazhimin e tyre për mjedisin ku jetojnë e veprojnë.
Mjedisi është shtëpia jonë e përbashkët, ta ruajmë atë për veten, familjen, shtetin dhe gjeneratat që do të vijnë.