Largohen mbi 300 thasë dhe 6 kamionë me mbeturina në deponinë tek stacioni i trenit dhe brezi i rrugës “Tirana” në Prishtinë

Sot ka filluar aksioni “Dita e Pastrimit të Botës” ku u larguan më shumë se 300 thasë me mbeturina nga vullnetarët si dhe po vazhdon pastrimi i deponise me eskavator ku deri tash janë larguar 6 kamionë me mbetje kryesisht inerte. Puna me eskavator do të vazhdojë gjatë gjithë ditës së sotme dhe poashtu edhe […]

Sot ka filluar aksioni “Dita e Pastrimit të Botës” ku u larguan më shumë se 300 thasë me mbeturina nga vullnetarët si dhe po vazhdon pastrimi i deponise me eskavator ku deri tash janë larguar 6 kamionë me mbetje kryesisht inerte. Puna me eskavator do të vazhdojë gjatë gjithë ditës së sotme dhe poashtu edhe nesër, deri në eliminimin e plotë të deponisë.
Ne këtë aksion kanë qenë pjesëmarrës rreth 40 vullnetarë nga të gjitha grupmoshat, duke i respektuar edhe masat anticovid. Vlen të përmendet se pjesë e aksionit ishin edhe fytyra publike.
Aksione për pastrimin e deponive ilegale të mbeturinave janë realizuar edhe në komunat e tjera të vendit. Vlen të theksohet se komuna e Prizrenit dhe ajo e Suharekës “Ditën e Pastrimit të Botës” do ta shënojnë të shtunën e javës tjetër, konkretisht më 25 shtator.
Let’s Do It është jashtëzakonisht e shqetësuar nga ndotja e madhe me mbeturina në shumë vende në Prishtinë dhe më gjerë. Është urgjente që institucionet përgjegjëse të trajtojnë shumë më seriozisht këtë zonë dhe mirëmbajta e hapësirave publike të shndërrohet në prioritet.
Let’s Do It u bënë thirrje edhe qytetarëve që të jenë shumë të përgjegjshëm dhe të ndryshojnë sjelljen e tyre të gabuara karshi mjedisit.
Mjedisi është shtëpia jonë e përbashkët, ta ruajmë atë për veten, familjen, shtetin dhe gjeneratat që do të vijnë.
Aktivitetet për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave do të vazhdojnë edhe gjatë javëve dhe muajve në vazhdim derisa të arrihet një zgjidhje afatgjate.