SHTETET QË RICIKLOJNË MË SË SHUMTI – KOSOVA NUK RECIKLON MË SHUMË SE 5% TË MBETJEVE

Riciklimi është procesi i ripërpunimit të mbeturinave. Kohët e fundit ky proces ka një zhvillim të gjerë në shumë fusha industriale: të hekurit, drurit, plastikës, të qelqit etj. Riciklimi kursen energji. Përdorimi i materialeve të ricikluara në procesin e prodhimit përdor shumë më pak energji sesa ajo që kërkohet për prodhimin e produkteve të reja […]

Riciklimi është procesi i ripërpunimit të mbeturinave. Kohët e fundit ky proces ka një zhvillim të gjerë në shumë fusha industriale: të hekurit, drurit, plastikës, të qelqit etj.

Riciklimi kursen energji.

Përdorimi i materialeve të ricikluara në procesin e prodhimit përdor shumë më pak energji sesa ajo që kërkohet për prodhimin e produkteve të reja nga lëndët e para.

Riciklimi ndihmon në mbrojtjen e mjedisit.

Riciklimi zvogëlon nevojën për nxjerrjen (minierat, guroret dhe prerjet), rafinimin dhe përpunimin e lëndëve të para të gjitha krijojnë ndotje të konsiderueshme të ajrit dhe ujit.

Kimikate të dëmshme dhe gazra serë janë lëshuar nga deponitë. Riciklimi ndihmon në reduktimin e ndotjes të shkaktuar nga mbeturinat.

Shkatërrimin i habitateve dhe ngrohja globale janë disa efekte të shkaktuara nga shpyllëzimet. Riciklimi ul nevojën për materialet e papërpunuara në mënyrë që pyjet mund të ruhen.

Sa i përket Kosovës, ka një indikacion të qartë se Qeveria e Kosovës është e vetëdijshme për dobitë ekonomike dhe potencialet e kursimeve për buxhetin e shtetit nga zhvillimi i sektorit të riciklimit.

Bazuar në të dhënat e vitit 2016 që janë marrë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, 60,998 tonë mbeturina janë përpunuar nga bizneset private, ndërsa 10,871 tonë mbeturina eksportohen për industrinë e riciklimit në vendet e tjera.

62,461 tonë janë pranuar nga kompanitë, që përfaqëson ~ 15% të sasisë totale të mbeturinave të mbledhura(~ 416,378.9 tonë/vit), ndërsa sasia e mbeturinave që eksportohet (10,871)në krahasim me sasinë totale të mbeturinave të mbledhura është vetëm 2.6%.

Në bazë të të dhënave të raportuara, rezulton se në nivel vendi në vitin 2019 numri i ekonomive familjare që kanë qasje në infrastrukturën për ndarje në burim është rritur me 3.4%, nga 6.8% sa ishte në vitin 2018.Andaj, sipas të dhënave të vitit 2019, 10.2 % e ekonomike familjare në nivel vendi kanë qasje në infrastrukturën për ndarje në burim, dhe që bëhen gati për riciklim.

Duke pasur parasysh statistikat në Evropë, qeveritë e kombeve kryesore nga e gjithë bota po bëjnë më shumë për të zhvilluar programe riciklimi.

Synimet e Bashkimit Evropian të përcaktuara vitin e kaluar u kërkojnë vendeve anëtare të riciklojnë të paktën 70% të të gjitha mallrave të paketuara deri në 2030 dhe që normat e riciklimit të familjeve të jenë 65% deri në 2035.

Në vitin 2018, firma e konsulencës mjedisore “Eunomia Research and Consulting” u bashkua me Zyrën Evropiane të Mjedisit për të lëshuar të dhëna për vendet më të larta për normat e riciklimit në botë. Siç janë:

1. Gjermania 56.1%

Që nga viti 2016, Gjermania ka pasur normën më të lartë të riciklimit në botë, me 56.1% të të gjitha mbeturinave që prodhoi vitin e kaluar.

Në 1990, Gjermania kreu një vleresim te cilesise dhe ndikimit te ambalazhave për të ndihmuar në luftimin e rritjes së mundshme të problemeve të deponive.

Për të ndihmuar në parandalimin e kësaj, politikantët i bënë prodhuesit përgjegjës për mbetjet e paketimit që ata prodhuan.Përgjigja ndaj kësaj nga prodhuesit ishte krijimi i “The Green Dot”, sistemi i parë për riciklimin botëror për mbledhjen e mbeturinave nga familjet dhe bizneset.

“The Green Dot” financohet nga industria dhe kostot e mbetjeve varen nga pesha e një produkti që bëjnë kompanitë – prandaj, sa më e lehtë të jetë, aq më pak para duhet të paguhen nga prodhuesit.

Kjo ka bëre që niveli i riciklimit në Gjermani të rritet nga 3% në 1991 në 56.1%.

Në Janar 2019, vendi prezantoi Aktin Gjerman të Paketimit.

Qëllimi kryesor i legjislacionit është parandalimi ose zvogëlimi i ndikimit të mbetjeve në mjedis, si dhe krijimi I produkteve eco-friendly.

Si anëtare e Bashkimit Evropian, Gjermania është gjithashtu e përfshirë në Planin e Veprimit të Ekonomisë Qarkore- i cili synon t’i bëjë normat e produkteve të qëndrueshme.

Rregullat gjithashtu kufizojnë produktet nje-perdorimshe dhe ndalojnë shkatërrimin e produkteve te padegradueshme, të pashitura në treg.

Me 1991 u prezantua sistemi “The Green Dot”. Ishte korniza e parë e fushates se riciklimit në botë për mbledhjen e mbeturinave nga familjet dhe organizatat. Një tipar kryesor i iniciativës është që vetë qytetarët kanë për detyrë të klasifikojnë mbeturinat dhe për të parandaluar rritjen e mundshme të deponive, kompanitë mbajnë përgjegjësi për paketimin që ata përdorin. Sa më shumë paketim, aq më e lartë është pagesa që ata duhet të paguajnë.

Kjo përpjekje e përbashkët ka bërë që niveli i riciklimit në Gjermani të ngritet nga 3% në 1991 në 66% në 2017 dhe gjithashtu ka rezultuar në një rënie në prodhimin e plastikës se paperdorur me parë, letër dhe metal – duke krijuar më pak plehra për t’u ricikluar.

2. Austria 53.8%

Bashkimi kombëtar bavarez Austri zë vendin e dytë në listën e Eunomia me një normë riciklimi prej 53.8% në 2018.
Vendi ka një ndalim kategorik për disa lloje të mbetjeve që shkojnë në deponi.

Çdo produkt që ka një normë totale të emetimit të karbonit organik prej më shumë se 5% është i ndaluar, në fakt kjo parandalon që çdo paketim të përfundojë në tokë.

Ashtu si Gjermania, Austria përdor një model të përgjegjësisë së prodhuesit. (producer responsibility model) Kompania më e njohur e drejtimit të këtyre sistemeve në vend është Altstoff Recycling Austria (ARA).

3. Korea Jugore 53.7%

Korea e Jugut krenohet me një sistem eficient riciklimi të mbetjeve, ku qytetarët klasifikojnë mbeturinat përpara se t’i hedhin ato jashtë. Për më tepër, banorëve të Seulit gjithashtu u është kërkuar ligjërisht që të hedhin mbeturinat e ushqimit në çanta të biodegradueshme – për të cilat ata do të paguajnë një tarifë të vogël.

Tarifa për çantat ka për qëllim të dekurajoj qytetarët për t’i lënë mbeturinat e ushqimit dhe tarifat e mbledhura përdoren për të paguar për administrimin dhe trajtimin e mbetjeve të qytetit.

Shkalla e riciklimit të mbetjeve plastike në Korenë e Jugut ishte rreth 44.8 përqind në 2018, dhe kjo ka mbetur midis 40% dhe 50% gjatë dekadës së fundit – e cila është mjaft mbresëlënëse!

4. Uellsi 52.2%

Uellsi është vendi më i vogël në listë, por Uellsi po shkon duke e avancuar nivelin e riciklimit, që ishte 52.2% në vitin 2018.

Për shkak të rregullave kushtetuese të përcaktuara nga qeverisjet lokale, politikëbërësit e saj kanë një detyrë ligjore për të ndihmuar në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm.

Ashtu si pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar, riciklimi në Uells operohet nga administratat lokale.

Sidoqoftë, Asambleja Uellsiane ka ofruar një sistem rikuperimi për zonat lokale që mund të financohet nga këshilli.

Kjo do të thotë që edhe njerëzit edhe bizneset kanë rregulla të ngjashme se çfarë mund dhe nuk mund të riciklohet në të gjithë vendin.

Krahas kësaj, Uells operon një “ekonomi qarkore joformale”, sipas Dr Andy Rees, shefit të strategjisë së mbeturinave për qeverinë Uellsiane.

5. Zvicra-49.7%

Zvicra e përmbyll pesëshen më të mire, që kishte një normë riciklimi prej 49.7% në vitin 2018.

Një nga pikat kyce të sistemit të riciklimit në vend, i cili vlerësohet si një nga më të mirët në botë, është për shkak të politikës së saj “ndotësi paguan” – në të cilën familjet dhe bizneset paguajnë për çdo mbetje jo-ricikluese që prodhojnë.

Ndryshe nga në Austri dhe Gjermani, ky parim është krijuar nga qytetaret si dhe prodhuesit, që do të thotë që qytetarët e rregullt inkurajohen të riciklojnë.

Krahas kësaj politike, ipen taksa edhe për çantat e koshit për mbeturinat e deponive.

Mallrat shtëpiake të përdorura zakonisht, duke përfshirë kanaçe prej kallaji dhe alumini, llamba, produkte letre dhe elektronike mund të riciklohen, me dërgimin e tyre në pikat e riciklimit në të gjithë vendin – që gjenden zakonisht në supermarkete.

———————————————–‐———————-

Përkthyer dhe përshtatur nga Ta Pastrojmë Kosovën

Referencat:

https://www.ammk-rks.net/?page=1,22

From Austria to Wales: The five best recycling countries in the world