Ndotja plastike kërcënim çdo ditë e më serioz i jetës së organizmave të gjallë

Oqeanet përballen me një kërcënim masiv që vazhdon të jetë në rritje nga diçka që e hasim çdo ditë: plastika. Plastika është një material i qëndrueshëm i krijuar për të jetuar përgjithmonë, megjithatë 33 % e tij përdoret një herë dhe pastaj hudhet. Çdo ditë ne kemi kontakt me grimca plastike dhe aditivë kimikë të […]

Oqeanet përballen me një kërcënim masiv që vazhdon të jetë në rritje nga diçka që e hasim çdo ditë: plastika. Plastika është një material i qëndrueshëm i krijuar për të jetuar përgjithmonë, megjithatë 33 % e tij përdoret një herë dhe pastaj hudhet.

Çdo ditë ne kemi kontakt me grimca plastike dhe aditivë kimikë të plastikës që janë toksikë për shëndetin e njeriut – përmes ushqimit që hamë, ujit që pimë, ajrit që thithim dhe lodrave, paketimeve e rrobave që përdorim.

Rreth 15 miliardë kilogram plastikë futen në oqeane çdo vit – kjo është afërsisht e barabartë me hedhjen e dy kamionëve të plehrave plot me plastikë në oqeane çdo minutë.

Ndotja plastike e oqeanit kërcënon qëndrueshmërinë e ekosistemeve detare dhe plastika nuk zhduket kurrë. Në vend të kësaj, ajo ndahet në copa gjithnjë e më të vogla, të cilat veprojnë si magnet për ndotësit e dëmshëm. Kur hahen nga peshqit, disa nga mikroplastikat e ngarkuara me kimikate mund të kalojnë në zinxhirin ushqimor dhe në peshqit që hamë.

Edhe zooplanktonët, krijesat më të vogla në oqeanet tona, po hanë mikroplastikë dhe po marrin toksinat e tyre. Ngatërrimi i kafshëve në rrjeta, gëlltitja dhe prishja e habitatit të gjitha rezultojnë nga përfundimi i plastikës në hapësirat ku jetojnë kafshët. Vetëm në oqeanet tona, mbeturinat plastike tejkalojnë zooplanktonin me një raport prej 36 me 1.

Kimikatet e lëshuara nga plastika janë në gjak dhe në indet e pothuajse të gjithë neve. Ekspozimi ndaj tyre lidhet me kanceret, defektet e lindjes, imunitetin e dëmtuar, përçarjen endokrine dhe sëmundje të tjera.

Kriza e ndotjes plastike është e vërtetë dhe prekë çdo aspekt të jetës sonë. Edhe nëse nuk shihni plastikë të hedhur në komunitetin tuaj, copa të vogla plastike janë gjetur në ujin e pijes, ujin në shishe, në kripë, birrë dhe mjaltë, në molusqe, midhje, gaforre, madje edhe brenda nesh. Të dhënat janë tronditëse dhe reale. Tani është koha për të eksploruar dhe përqafuar alternativat e plastikës në jetën tonë.

Së bashku, ne mund të ndryshojmë sistemin për të bërë zgjedhje më të mira për shëndetin e njerëzve, kafshëve, rrugëve ujore, oqeaneve dhe mjedisit tonë.


Përktheu dhe përshtati:
Ta Pastrojmë Kosovën

Referencat:

1.https://oceana.org/

2.https://www.plasticpollutioncoalition.org/

3.David Azoulay, Managing Attorney, CIEL, “How does plastic affect human health?” https://singleuseplastics.plasticpollutioncoalitionresour…