Vendet më miqësore me mjedisin në nivel global – Shqipëria e 40 – ta, Kosova vazhdon të mos jetë pjesë e këtyre listave

Të jesh miqësor me mjedisin, miqësor ndaj natyrës, ose “green”, do të thotë që ju po përfshiheni në procese dhe praktika që janë të qëndrueshme dhe zvogëlojnë ose minimizojnë dëmtimin e ekosistemeve dhe mjedisit. Termi zbatohet gjithashtu për mallrat dhe shërbimet, ligjet, udhëzimet dhe politikat që pretendojnë dëmtime të reduktuara, minimale ose pa dëmtime të […]

Të jesh miqësor me mjedisin, miqësor ndaj natyrës, ose “green”, do të thotë që ju po përfshiheni në procese dhe praktika që janë të qëndrueshme dhe zvogëlojnë ose minimizojnë dëmtimin e ekosistemeve dhe mjedisit. Termi zbatohet gjithashtu për mallrat dhe shërbimet, ligjet, udhëzimet dhe politikat që pretendojnë dëmtime të reduktuara, minimale ose pa dëmtime të mjedisit dhe ekosistemeve.

Produktet miqësore me mjedisin, proceset dhe praktikat miqësore me mjedisin nuk e dëmtojnë mjedisit natyror, ndihmojnë në ruajtjen e resurseve si uji dhe energjia dhe parandalojnë kontribimin në ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës.

Indeksi i Performancës Mjedisore (IPM) është një metodë e vlerësimit të performancës së politikave mjedisore të një vendi. Indeksi i Performancës Mjedisore 2020 rendit 180 vende përmes 24 treguesëve të performancës në dhjetë kategori çështjesh. Këto kategori mbulojnë shëndetin e mjedisit dhe vitalitetin e ekosistemit.

IPM mat trendet dhe përparimin mjedisor të secilit vend, i cili siguron një themel për qeveritë që të zbatojnë politika efektive mjedisore. Këto matje gjithashtu lejojnë vendet të shohin se sa janë afër qëllimeve të tyre të përcaktuara përmes politikës mjedisore. Më poshtë janë vendet më miqësore me mjedisin në botë bazuar në rezultatin e tyre të IPM.

1. Danimarka

Danimarka ka një rezultat IPM (Indeksi i Performancës Mjedisore) prej 82.5, duke e bërë atë vendin më miqësor ndaj mjedisit në botë. Ajo shquhet për rezultate të larta në kategorinë e biodiversitetit habitatit dhe cilësinë e ajrit. Danimarka ka disa nga politikat më efikase për të ulur emetimet e gazrave serë dhe për të parandaluar ndryshimin e klimës. Danimarka ka vendosur prej kohësh qëndrueshmërinë në axhendën e saj me hotele eko-miqësore, anije me energji diellore dhe ushqim organik.

 

2. Luksemburgu

Luksemburgu ka një rezultat IPM 82.3. Si shteti më I vogël Europian ka një përformancë jashtëzakonisht të lartë në aspektin e biodiversitetit, habitatit dhe resurseve ujore.

 

3. Zvicra

Zvicra është shteti i tretë më eko-miqësor në botë. Me një IPM (Indeksi i Performancës Mjedisore) prej 81.5, Zvicra ka renditje të lartë për shëndetin e mjedisit, qëndrueshmërinë, kanalizimet e ujit dhe burimet ujore. Sektori publik i Zvicrës gjithnjë e më shumë po kërkon produkte eko-miqësore dhe miqësore me burimet. Vendi është gjithashtu një nga ricikluesit më të mirë në botë.

 

4. Britania e Madhe

Britania e Madhe ka një rezultat IPM (Indeksi i Performancës Mjedisore) prej 81.3. Britania e Madhe ka një rezultat perfekt prej 100 pikëve për higjienën dhe ujin e pijshëm dhe menaxhimin e karburanteve të ngurta shtëpiake. Vendi renditet gjithashtu i dyti për ndryshimet klimatike dhe i pari për emetimet e ndotjes. Këto renditje janë mjaft mbresëlënëse, duke marrë parasysh popullsinë e Mbretërisë së Bashkuar prej 66.52 milion.

 

5. Franca

Rezultati i Francës është 80 IPM (Indeksi i Performancës Mjedisore), duke e renditur të pestin në botë për eko-mirëdashësi. Franca ka 100 pikë të përsosura për higjienën e ujit dhe shkarkimet e ndotjes. Vendi renditet gjithashtu i katërti për ndryshimin e klimës dhe i pesti për biodiversitetin. Franca ka disa iniciativa mjedisore, të tilla si përdorimi i turbinave hidrike përgjatë lumenjve të saj dhe ndalimin e supermarketeve të hedhin ushqim të pashitur.

 

  1. Austria

Austria është vendi i gjashtë më miqësor në botë për mjedisin dhe ka një IPM (Indeksi i Performancës Mjedisore) prej 79.6. Austria ka disa nga standardet më të rrepta në Evropë për menaxhimin e mbeturinave, kimikateve dhe ndotjen e ajrit. Rregulloret bujqësore janë gjithashtu të rrepta, posaçërisht për pesticidet dhe plehrat. Këto rregullore lejojnë që Austria të ketë 100 pikë për ujin e pijshëm dhe emisionet e ndotjes.

——————————————

Përkthyer dhe përshtatur nga Ta Pastrojmë Kosovën

Burimet: https://worldpopulationreview.com/country-rankings/most-environmentally-friendly-countries