Përmbyllen aktivitetet për shënimin e Ditës Botërore të Mjedisit

Së bashku me dhjetëra vullnetarë, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, përfaqësues të Kompanisë “Bambus” dhe “Pastrimi”, valltarë të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Shota” dhe organizata të tjera joqeveritare, filluam aktivitetet e pastrimit në stacionin e trenit në lagjen Arbëria, Prishtinë, për të vazhduar deri në stacionin e radhës në Fushë […]

Së bashku me dhjetëra vullnetarë, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, përfaqësues të Kompanisë “Bambus” dhe “Pastrimi”, valltarë të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Shota” dhe organizata të tjera joqeveritare, filluam aktivitetet e pastrimit në stacionin e trenit në lagjen Arbëria, Prishtinë, për të vazhduar deri në stacionin e radhës në Fushë Kosovë, ku u pastruan hapësirat afër hekurudhës, prej ku larguam rreth 50 thasë me mbeturina si dhe u mbjellën dhjetra fidane.

Në kuadër të fushatës “T’i Japim Vendit Ngjyra” e cila impementohet nga Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën dhe Komiteti Olimpik i Kosovës, së bashku me Kompaninë “Bambus” e cila i është bashkuar ditë më parë kësaj fushate, mbollëm 10 drunj në oborrin e Sh. A “TrainKos” dhe “InfraKos”. Edhe 20 drunj të tjerë u mbollën në hapësirat e rrethrrotullimit në kryqëzimin e rrugëv”Ibrahim Rugov” dhe “Arbër Xhaferi”.  Aktivitetet e pastrimit i vazhduam edhe në hapësirat rreth hekurudhës në stacionin e trenit në Fushë Kusovë, prej ku larguam rreth 15 thasë me mbeturina.

Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën mori pjesë edhe në aktivitetin qëndror të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si anëtare e Këshillit Organizativ të kësaj ministrie për shënimin e datave mjedisore.

Të gjitha këto aktivitete sot u bënë më të veçanta me transportin e pjesëmarrësve me tren; falënderojmë Sh. A “TrainKos” dhe “InfaraKos” për bashkëpunimin. Gjatë aktiviteteve nuk munguan as këngët e vallet e folklorit tonë të pasur; falënderojmë Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Shota” që na u bashkuan në aktivitetet e sotme. Falënderojmë Korporatën “Meridian Express” për ofrimin e shujtave ushqimore për vullnetarët. Falënderojmë edhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infastrukturës, si dhe Kompaninë “Pastrimi” për bashkëpunimin. E falënderimi më i veçantë sigurisht që shkon për të gjithë vullnetarët dhe aktivistët tonë të palodhur të cilët gjatë këtyre dy ditëve kontribouan pa ndalur në realizimin e këtyre aktiviteteve.

Urojmë që këto aktivitete, në këtë ditë të shënuar, të kenë ndikuar sadopak në reflektimin e institucioneve, shoqërisë dhe secilit individ që veprimet e ndotjes dhe degradimit të mjedisit duhet të ndalojnë njëherë e përgjithmonë në vendin tonë të bukur; roli i secilit prej nesh është i rëndësishëm në përmbushjen e misionit për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm.