Me aksion pastrimi dhe mbjellje të drunjve Ta Pastrojmë Kosovën filloi aktivitetet për shënimin e Ditës Botërore të Mjedisit

Sot, filluam aktivitetet për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit. Këto aktivitete i nisëm mbarë, fillimisht me mbjellje të drunjve në oborrin e Repartit të Onkologjisë të QKUK-së, për të vazhduar si më së miri me aksion pastrimi në Brezovicë e përsëri me mbjellje të drunjve në Shtërpcë. Në oborrin e Repartit të Onkologjisë, në […]

Sot, filluam aktivitetet për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit. Këto aktivitete i nisëm mbarë, fillimisht me mbjellje të drunjve në oborrin e Repartit të Onkologjisë të QKUK-së, për të vazhduar si më së miri me aksion pastrimi në Brezovicë e përsëri me mbjellje të drunjve në Shtërpcë. Në oborrin e Repartit të Onkologjisë, në kuadër të fushatës “T’i Japim Vendit Ngjyra” e cila implementohet nga Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën dhe Komiteti Olimpik i Kosovës, u mbollën 70 drunj.

Në Brezovicë, pastruam Qendrën e Skijimit prej ku larguam rreth 40 thasë me mbeturina të cilat u klasifikuan sipas kategorisë “të riciklueshme” dhe “të përziera”. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të UNMIK-ut. Ndërsa në Jazhincë të Shtërpcës, konkretisht në oborrin e shkollës fillore të mesme të ulët “Sharski Odred”, mbollëm 20 drunj. Të dyja këto aktivitete u mbështetën nga UNMIK-u.

Let’s Do It falënderon edhe grupin “Marakli t’biciklave” e cila na u bashkua në aktivitetet e sotme, si dhe të gjithë vullnetarët të cilët kontribouan në realizimin e këtyre aktiviteteve. Aktivitetet për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit do të vazhdojnë edhe nesër me aktivitete të pastrimit dhe të mbjelljes.

#letsdoit #tapastrojmekosoven #komitetiolimpikikosoves #tijapimvenditngjyra #unmik #maraklitbiciklave #ditanderkombetareemjedisit