Largohen mbi 300 thasë dhe 4 kamionë me mbeturina në Brezovicë

Sot ka filluar aksioni “Ta Pastrojmë Brezovicën”, ku u larguan më shumë se 300 thasë si dhe 4 kamionë me mbeturina të përziera. Ne këtë aksion kanë qenë pjesëmarrës rreth 100 vullnetarë nga të gjitha grupmoshat. Vlen të përmendet se pjesë e aksionit ishin edhe banorët lokal nga të gjitha komunitetet si dhe punëtorë nga […]

Sot ka filluar aksioni “Ta Pastrojmë Brezovicën”, ku u larguan më shumë se 300 thasë si dhe 4 kamionë me mbeturina të përziera.

Ne këtë aksion kanë qenë pjesëmarrës rreth 100 vullnetarë nga të gjitha grupmoshat. Vlen të përmendet se pjesë e aksionit ishin edhe banorët lokal nga të gjitha komunitetet si dhe punëtorë nga bizneset lokale.

Aksioni për pastrimin e Brezovicës do të vazhdojë edhe nesër për shkak të sasisë së madhe të mbeturinave, ky aksion do të realizohet vullnetarisht me makineri nga kompani private.

Aksioni “Ta Pastrojmë Brezovicën” u mbështet nga kompania Meridian Express.

Falënderojmë organizatën Sharri Wildlife për  bashkëpunimin dhe ndihmën e madhe gjatë gjithë organizimit dhe realizimit të këtij aksioni.

Let’s Do It është jashtëzakonisht e shqetësuar nga ndotja e madhe me mbeturina në Brezovicë, një nga atraksionet turstike më mëdha dhe të bukura në vend. Është urgjente që isntitucionet përgjegjëse të trajtojnë shumë më seriozisht këtë zone dhe mirëmbajta e hapësirave të saj të shndërrohet në prioritet.

Let’s Do It u bënë thirrje edhe qytetarëve që të jenë shumë të përgjegjshëm dhe të ndryshojnë sjelljen e tyre të gabuar karshi mjedisit.

Mjedisi është shtëpia jonë e përbashkët, ta ruajmë atë për veten, familjen, shtetin dhe gjeneratat që do të vijnë.

Aktivitetet për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave do të vazhdojnë edhe gjatë javëve dhe muajve në vazhdim derisa të arrihet një zgjidhje afatgjate.