Ta Pastrojmë Kosovën shënon 51 vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës me aktivitet pastrimi në lagjen Arbëria

Miq; aktivistë mjedisor, artistë, sportistë, gazetarë e të tjerë – të gjithë ju që sot e bëtë të mundur pastrimin e lagjes Arbëria duke i kthyer pamjen e merituar, faleminderit nga TOKA! Aktiviteti i sotëm i shënuar për nder të Ditës Ndërkombëtare të Tokës në rrugën “Vicianum” në lagjen Arberia, rezultoi me sukses të jashtëzakonshëm! […]

Miq; aktivistë mjedisor, artistë, sportistë, gazetarë e të tjerë – të gjithë ju që sot e bëtë të mundur pastrimin e lagjes Arbëria duke i kthyer pamjen e merituar, faleminderit nga TOKA!

Aktiviteti i sotëm i shënuar për nder të Ditës Ndërkombëtare të Tokës në rrugën “Vicianum” në lagjen Arberia, rezultoi me sukses të jashtëzakonshëm! Më shumë se 200 thasë me mbeturina u larguan, së bashku me një sasi të konsiderueshme të mbetjeve të vëllimshme.

Ta rimëkëmbin Tokën tonë sa nuk është bërë vonë. Pamje të tilla si ajo që e kishte kapluar këtë hapësirë në lagjen Arbëria nuk i kanë hije vendit tonë.

Aktiviteti i sotëm u realizua në bashkëpunim me KRM “Pastrimi”.