Mbyllet Gara “Arti i Ripërdorimit”

Pas më shumë se një javë postimesh të videove të shkollave pjesëmarrëse në garën “Arti i Ripërdorimit” në faqen tonë të facebook-ut, sot (19 shkurt) gara në fjalë është përmbyllur. Videoja e secilës shkollë ka qenë në garë për 24 orë që të marr sa më shumë pëlqime dhe shpërndarje të cilat kanë nënkuptuar pikë […]

Pas më shumë se një javë postimesh të videove të shkollave pjesëmarrëse në garën “Arti i Ripërdorimit” në faqen tonë të facebook-ut, sot (19 shkurt) gara në fjalë është përmbyllur.

Videoja e secilës shkollë ka qenë në garë për 24 orë që të marr sa më shumë pëlqime dhe shpërndarje të cilat kanë nënkuptuar pikë për shkollat. Kjo mënyrë e garimit është bërë me qëllim që audiencë sa më e gjerë të marr mesazhin vetëdijësues për rëndësinë që ka ripërdorimi i mbetjeve në minimizimin e mbeturinave të materialeve të ndryshme.

Për ne ka qenë kënaqësi të shohim kreativitetin dhe talentin e secilave nga shkollat të shprehura përmes artit të ripërdorimit të mbetjeve. Puna e secilit grup nxënësish ka qenë e veçantë dhe urojmë që kjo garë të ketë inspiruar dhe motivuar sadopak të rinjtë që këto praktika të ripërdorimit të mbetjeve të përvetësohen dhe të bëhen shprehi individuale e gjithësecilit me qëllim të ruajtjes dhe mbrojtjes së mjedisit.

Tri  shkollat fituese do të shpallen të hënën e ardhshme (22 shkurt) përmes një postimi në faqen tonë të facebook-ut, ndërsa ceremonia për ndarjen e çmimeve për shkollat fituese do të mbahet gjatë muajit mars.

Përgëzojmë nxënësit për punën e shkëlqyeshme të cilën e kanë realizuar dhe falënderojmë shkollat për bashkëpunimin.

Gara “Arti i Ripërdorimit” është realizuar në kuadër të projektit “Art i Ripërdorimit”, projekt ky që financohet nga komuna e Prishtinës dhe implementohet nga Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën.