Let’s Do It shpalli vullnetarët e vitit 2020

Më 5 dhjetor – Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve, Let’s Do It shpalli vullnetarët e dalluar të vitit 2020. Vullnetarët e vitit 2020, të shpallur nga organizata Let’s Do It – si njëra ndër organizatat më të mëdha në vend që promovon punën vullnetare, janë këta: Miranda Veseli, Ridvan Tahiri, Mihana Goga Bekteshi, Endrit Januzaj, Valbona […]

Më 5 dhjetor – Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve, Let’s Do It shpalli vullnetarët e dalluar të vitit 2020.
Vullnetarët e vitit 2020, të shpallur nga organizata Let’s Do It – si njëra ndër organizatat më të mëdha në vend që promovon punën vullnetare, janë këta: Miranda Veseli, Ridvan Tahiri, Mihana Goga Bekteshi, Endrit Januzaj, Valbona Mazreku, Agron Murseli, Arjeta Maka, Burim Qarri dhe Albert Mulaj.
Përveç falendërimit për vullnetarët, Let’s Do It Kosova kërkoi edhe njëherë nga institucionet përgjegjëse që puna e vullnetarëve të njihet edhe me ligj, në mënyrë që të krijohet një ambient më i favorshëm për zhvillimin e vullnetarizmit në Kosovë. Në Ligjin për Vullnetarizmin, vullnetarëve duhet t’u lejohet angazhimi në aksione, të njihet kontributi i tyre, si dhe të përcaktohen të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre.
Përzgjedhja e vullnetarëve të vitit 2020 është bërë në bazë të angazhimit të tyre vullnetar në aktivitete për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe në aktivitete humanitare e të tjera që lidhen me luftën kundër pandemisë COVID-19 të cilat janë zhvilluar që nga fillimi i pandemisë në vendit tonë në kuadër të Grupit “Vullnetarët/Volunteers #COVID-19” të inicuar nga Let’s Do It.
Let’s Do It përgëzon të gjithë vullnetarët për punën e tyre dhe inkurajon të gjithë qytetarët e vendit tonë të kultivojnë shprehinë e vullnetarizimit dhe në këtë mënyrë t’i shërbejnë vendit dhe shoqërisë.