Edhe KEK-u i bashkohet fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) i është bashkuar fushatës më të madhe në vend për pastrimin e ambientit “Ta Pastrojmë Kosovën”. Në kuadër të kësaj fushate, të iniciuar nga Let’s Do It Kosova, dhe të mbështetur nga Qeveria e Kosovës, eskavatorët e KEK-ut tashmë kanë filluar largimin e deponive ilegale në pjesë të ndryshme të […]

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) i është bashkuar fushatës më të madhe në vend për pastrimin e ambientit “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Në kuadër të kësaj fushate, të iniciuar nga Let’s Do It Kosova, dhe të mbështetur nga Qeveria e Kosovës, eskavatorët e KEK-ut tashmë kanë filluar largimin e deponive ilegale në pjesë të ndryshme të Kastriotit.

Banorët e Kastriotit u shprehën jashtëzakonisht të kënaqur me aksionin e KEK-ut për eliminimin e deponive ilegale.

Ky aksion i KEK-ut po bëhet në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”.

Nga KEK-u kanë thënë se janë të gatshëm që çdo herë të bëhen pjesë e aksioneve për përmirësimin e ambientit, derisa kanë shtuar se aksionet e tyre do të shtrihen në të gjitha fshatrat ku operojnë.

Ndërsa, nga kjo Komunë kanë thënë se janë duke punuar për krijimin e hapësirave të gjelbëruara.

Fushata “Ta Pastrojmë Kosovën” ka nisur më 15 shtator, ndërsa do të vazhdojë deri më 15 dhjetor.

Let’s Do It Kosova edhe njëherë ju bën thirrje të gjithëve që të bëhen pjesë e këtyre aksioneve në kuadër të kësaj fushate tre mujore, me ç’rast është krijuar edhe Task Force nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen si vullnetarë në ueb faqen www.tapastrojmekosoven.org