Ta Pastrojmë Badovcin
Dita Botërore e Liqeneve

Më 27 gusht, në Ditën Botërore të Liqeneve, organizata Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën do të organizojë një aksion të ri për pastrimin e Liqenit të Badovcit.

Gjendja në afërsi të digës vazhdon të mbetet shqetësuese. Një sasi e madhe mbeturinash, veçanërisht plastike, është grumbulluar në brigje dhe mbi sipërfaqen e ujit. Kjo ndotje dëmton mjedisin, biodiversitetin dhe një nga burimet më të rëndësishme të ujit për Prishtinën dhe zonat përreth.
Aksioni realizohet me mbështetjen e European Fund for the Balkans (EFB), në bashkëpunim me Federatën e Peshkatarëve Sportiv-Rekreativ të Kosovës (FPSRK) dhe NPL Gjelbër. Aktiviteti përkrahet gjithashtu nga Komuna e Prishtinës.
Ftesë për të kontribuar në realizimin e aksionit u është drejtuar edhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Brigadës së Zjarrfikësve Prishtinë dhe KRU Prishtina, mbështetja teknike dhe institucionale e të cilëve është shumë e rëndësishme për largimin e mbeturinave nga sipërfaqja e ujit dhe zonat me qasje më të vështirë.

Një lajm i mirë, që na motivon edhe më shumë për ta pastruar Badovcin këtë herë, është marrëveshja ndërmjet KRU Prishtina dhe NPL Gjelbër. Përmes kësaj marrëveshjeje, NPL Gjelbër do të kujdeset për mirëmbajtjen e hapësirave përgjatë brigjeve të Badovcit dhe pastrimin e tyre të rregullt.
Kjo na jep shpresë se puna e vullnetarëve nuk do të mbetet vetëm një ndërhyrje e përkohshme, por do të pasohet nga kujdes dhe mirëmbajtje e vazhdueshme.

📅 Data: 27 gusht
👥 Grumbullimi dhe nisja: ora 09:00
📍 Vendi i nisjes: Sheshi Zahir Pajaziti, afër Hotel Grand
🕙 Fillimi i aksionit në Badovc: ora 10:00

Për të gjithë vullnetarët janë të siguruara:
transporti për në Badovc dhe kthimi;
pajisjet logjistike për pastrim;
thasët, dorezat dhe pajisjet e tjera të nevojshme;
uji dhe ushqimi.

Ftojmë qytetarët, organizatat dhe të gjithë ata që duan të kontribuojnë për një mjedis më të pastër që të na bashkohen më 27 gusht.

Badovci është jetë. Ta mbrojmë dhe ta mbajmë të pastër.

🌊 Let’s Clean Badovc – World Lake Day

On August 27, marking World Lake Day, Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën will organize another cleanup action at Badovc Lake.

The situation near the dam remains concerning. A large amount of waste, particularly plastic, has accumulated along the shores and on the surface of the water. This pollution harms the environment, biodiversity, and one of the most important water sources for Prishtina and the surrounding areas.

The action is supported by the European Fund for the Balkans (EFB) and organized in cooperation with the Federation of Sport-Recreational Fishermen of Kosovo (FPSRK) and NPL Gjelbër. The activity is also supported by the Municipality of Prishtina.

The Kosovo Security Force, the Prishtina Fire Brigade, and KRU Prishtina have also been invited to contribute to the action. Their technical and institutional support is particularly important for removing waste from the water surface and from areas that are difficult to access.

Another positive development that motivates us even more is the agreement between KRU Prishtina and NPL Gjelbër. Through this agreement, NPL Gjelbër will be responsible for maintaining the areas along the shores of Badovc Lake and cleaning them regularly.

This gives us hope that the work of volunteers will not remain only a temporary intervention, but will be followed by continuous care and maintenance.

📅 Date: August 27
👥 Gathering and departure: 9:00 AM
📍 Departure point: Zahir Pajaziti Square, near Hotel Grand
🕙 Cleanup begins at Badovc: 10:00 AM

All necessary arrangements for volunteers are provided, including:

transportation to Badovc and back;
cleanup and logistical equipment;
waste bags, gloves, and other necessary materials;
water and food.

We invite citizens, organizations, and everyone who wants to contribute to a cleaner environment to join us on August 27.

Badovc is life. Let’s protect it and keep it clean.