by arnela musa
Choose a language:13/02/2026, 16:38
THIRRJE PËR ANGAZHIM
Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën njofton se edhe gjatë kësaj legjislature do të vazhdojë monitorimin e punës së Komisionit Parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim Hapësinor dhe Zhvillim. Ky aktivitet është pjesë e përkushtimit tonë për të rritur transparencën institucionale, për të ndjekur nga afër procesin e vendimmarrjes dhe për të sjellë tek […]
Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën njofton se edhe gjatë kësaj legjislature do të vazhdojë monitorimin e punës së Komisionit Parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim Hapësinor dhe Zhvillim. Ky aktivitet është pjesë e përkushtimit tonë për të rritur transparencën institucionale, për të ndjekur nga afër procesin e vendimmarrjes dhe për të sjellë tek qytetarët informacione të sakta e të paanshme mbi çështjet që prekin mjedisin dhe bujqësinë në Kosovë.
Për këtë qëllim, hapet thirrja për angazhimin e dy monitoruesve/monitorueseve, të cilët do të kenë mandatin të ndjekin nga afër mbledhjet e këtij komisioni, të hartojnë raporte të detajuara dhe të kontribuojnë me analiza dhe rekomandime konkrete për përmirësimin e punës së tij.
Kualifikimet e kërkuara
- Diplomë universitare (preferohet në drejtimet juridike, mjedisore ose shkenca sociale);
- Njohuri mbi proceset parlamentare dhe funksionimin e institucioneve;
- Aftësi të shkëlqyera në shkrim dhe analizë;
- Përvojë pune në institucione, OJQ ose Kompani Hulumtuese
- Përvojë paraprake në monitorim, avokim ose kërkim është e mirëseardhur, por jo e domosdoshme;
- Integritet, paanshmëri dhe përkushtim ndaj transparencës dhe interesit publik.
Përgjegjësitë kryesore
- Të marrin pjesë dhe të monitorojnë të gjitha mbledhjet e Komisionit për Mjedis dhe Bujqësi;
- Të evidentojnë dhe analizojnë diskutimet, vendimmarrjet dhe aktivitetet e komisionit;
- Të hartojnë raporte periodike mbi punën e komisionit, të cilat do të përfshijnë analiza të pavarura dhe rekomandime;
- Të kontribuojnë në përgatitjen e raporteve publike që do të publikohen çdo tre muaj për qytetarët dhe palët e interesuara.
Çfarë ofron ky angazhim?
- Një mundësi unike për të kontribuar drejtpërdrejt në forcimin e transparencës dhe llogaridhënies në Kosovë;
- Përvojë profesionale në monitorim institucional dhe analizë politike;
- Pjesë e një ekipi dinamik dhe me përvojë në fushën e mjedisit dhe qeverisjes së mirë.
📅 Afati i aplikimit: 28/02.2026
📧 Dokumentet e aplikimit (CV dhe letër motivimi) dërgohen në: info@tapastrojmekosoven.org
ℹ️ Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
Ky angazhim është i hapur për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në mbrojtjen e interesit publik, forcimin e institucioneve dhe zhvillimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme për vendin.
