Dita Botërore e Pastrimit – 20 Shtator 2025

🌍 Dita Botërore e Pastrimit 2025 – Kosovo Cleanup 🌍 Organizata “Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën” po përgatitet për organizimin e edicionit të 13-të të Ditës Botërore të Pastrimit (World Cleanup Day), e cila këtë vit do të mbahet më 20 shtator 2025. Kjo nismë globale, tashmë pjesë edhe e kalendarit të Kombeve […]

🌍 Dita Botërore e Pastrimit 2025 – Kosovo Cleanup 🌍

Organizata “Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën” po përgatitet për organizimin e edicionit të 13-të të Ditës Botërore të Pastrimit (World Cleanup Day), e cila këtë vit do të mbahet më 20 shtator 2025.

Kjo nismë globale, tashmë pjesë edhe e kalendarit të Kombeve të Bashkuara, mobilizon miliona vullnetarë në mbi 190 shtete të botës për t’u angazhuar në pastrimin e mjedisit, mbjelljen e drunjve dhe transformimin e hapësirave të ndotura në zona të gjelbra. Kosova është pjesë aktive e këtij rrjeti që nga viti 2012, duke u renditur ndër vendet më të përkushtuara në rajon.

📍 Ngjarja qendrore në Kosovë do të zhvillohet në Prishtinë, duke filluar nga Sheshi Zahir Pajaziti në ora 10:00, ku do të mblidhen institucione, ambasada, kompani, organizata dhe qytetarë të shumtë. Pas ceremonisë hapëse, vullnetarët do të shpërndahen në 7 lokacione kryesore të qytetit për aksione konkrete të pastrimit dhe gjelbërimit.

🌱 Paralelisht, aktivitete do të zhvillohen edhe në komuna të tjera të Kosovës, duke përfshirë:

  • Pastrimin e zonave të ndotura dhedeponive ilegale;

  • Mbjelljen e drunjve dekorativë dhe fidanëve;

  • Vendosjen e kosheve dhe shenjave ndërgjegjësuese;

  • Fushata mediatike dhe sensibilizuese me përfshirjen e shkollave, komuniteteve lokale dhe kompanive.

🙌 Ky aktivitet nuk është vetëm një ditë pastrimi, por një thirrje për përgjegjësi qytetare dhe për angazhim afatgjatë drejt një Kosove më të pastër e më të gjelbër.

Ftojmë të gjithë qytetarët, institucionet dhe bizneset që të bëhen pjesë e kësaj dite të madhe!

📅 Data: 20 shtator 2025
📍 Lokacioni qendror: Sheshi Zahir Pajaziti, Prishtinë
Ora: 10:00

Bashkë mund të krijojmë një hapësirë më të pastër për jetën! 💚