Çfarë është Dita Botërore e Pastrimit?

Dita Botërore e Pastrimit është një lëvizje globale që synon të mobilizojë miliona njerëz nga çdo cep i botës për të pastruar planetin tonë nga mbeturinat dhe ndotja. Çdo vit, mijëra vullnetarë nga mbi 190 vende bashkohen për të kontribuar në një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm. Kjo iniciativë jo vetëm që […]

Dita Botërore e Pastrimit është një lëvizje globale që synon të mobilizojë miliona njerëz nga çdo cep i botës për të pastruar planetin tonë nga mbeturinat dhe ndotja. Çdo vit, mijëra vullnetarë nga mbi 190 vende bashkohen për të kontribuar në një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm. Kjo iniciativë jo vetëm që ndihmon në pastrimin e hapësirave publike, por edhe në ndërgjegjësimin e njerëzve rreth rëndësisë së mbrojtjes së mjedisit.
Kosova është pjesë e kësaj lëvizjeje që nga viti 2012 dhe këtë vit Dita e Pastrimit të Botës organizohet më 20 shtator. Organizata Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën ka filluar përgatitjet për këtë aktivitet tani më tradicional, duke angazhuar komunitetin dhe vullnetarët për të siguruar suksesin e kësaj nisme të rëndësishme.
Nga ky vit, Dita Botërore e Pastrimit është përfshirë në kalendarin e Kombeve të Bashkuara.
Detaje të tjera do t’i gjeni në faqen tonë në ditët e ardhshme.

What is World Cleanup Day?
World Cleanup Day is a global movement that aims to mobilize millions of people from every corner of the world to clean our planet of waste and pollution. Every year, thousands of volunteers from over 190 countries come together to contribute to a cleaner and healthier environment. This initiative not only helps in cleaning public spaces, but also in making people aware of the importance of protecting the environment.
Kosovo has been part of this movement since 2012 and this year World Cleanup Day is organized on September 20. The organization Let’s Do It – Clean up Kosovo has started preparations for this now more traditional activity, engaging the community and volunteers to ensure the success of this important initiative.
From this year, World Cleanup Day has been included in the United Nations calendar. You will find more details on our website in the coming days.