by Besnik Shabiu
08/09/2018, 21:58
Mesazhi i kryeministrit Haradinaj për aksionin e madh ‘Ta Pastrojmë Kosovën’
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një video mesazhi ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen aksionit të madh për pastrimin e Kosovës, i cili fillon nga 15 shtatori deri më 15 dhjetor 2018. Kryeministri Haradinaj fton qytetarët që të jenë pjesë e një aksioni ku janë bashkuar KFOR-i, FSK-ja, ministritë, shkollat, komunat […]
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një video mesazhi ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen aksionit të madh për pastrimin e Kosovës, i cili fillon nga 15 shtatori deri më 15 dhjetor 2018.
Kryeministri Haradinaj fton qytetarët që të jenë pjesë e një aksioni ku janë bashkuar KFOR-i, FSK-ja, ministritë, shkollat, komunat dhe sektori privat për ta pastruar Kosovën nga mbeturinat.
“Qe 20 vjet kemi hudh bërllok në tërë Kosovën, sikur ky rasti këtu. Me 15 shtator fillon pastrimi i Kosovës. Bashkë do të bëhemi KFOR-i, FSK-ja, Policia dhe të gjitha ministritë, komunat, shkollat e sektori privat kemi me e hjek bërllogun në tërë vendin. Ju siguroj se Kosova do të jetë e pastër, por këtë mundemi me ba vetëm nëse jemi bashkë të gjithë”, thuhet në mesazhin e kryeministrit për aksionin e madh “Ta Pastrojmë Kosovën”.
Aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën” realizohet në kuadër të “Ditës së Pastrimit të Botës”, që organizohet nga Lëvizja Globale “Let’s Do It World”, pjesë e së cilës është edhe Let’s Do It Kosova.
“Ta Pastrojmë Kosovën” ju njofton se ky aksion në vendin tonë do të vazhdojë deri më 15 dhjetor 2018, deri në eliminimin e të gjitha deponive ilegale të mbeturinave. Aksionet do të fokusohen në pastrimin e deponive ilegale në vendbanime, në lumenj dhe zona përreth tyre, si dhe në tërë territorin e Kosovës.
Kjo fushatë është inciuar nga Let’s Do It Kosova dhe organizohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, së bashku me akterë të tjerë relevantë.