by Artina Muqiqi
Choose a language:27/04/2019, 15:40
Me aksion pastrimi e mbjellje fidanësh në Deçan mbyllet ‘Java e Tokës’
Të lumtur, po i përmbyllim aktivitetet në kuadër të “Javës së Tokës” në komunën e Deçanit. Gjelbërimit të bukur brenda hapësirave të SHFMU “Sylë Alaj” në Drenoc të Deçanit, sot iu shtuan edhe dhjetëra fidane të cilat i mbollëm bashkë me drejtorin, mësimdhënës e nxënës të kësaj shkolle. Përveç mbjelljes së këtyre fidaneve, zhvilluam edhe një […]
Gjelbërimit të bukur brenda hapësirave të SHFMU “Sylë Alaj” në Drenoc të Deçanit, sot iu shtuan edhe dhjetëra fidane të cilat i mbollëm bashkë me drejtorin, mësimdhënës e nxënës të kësaj shkolle.
Përveç mbjelljes së këtyre fidaneve, zhvilluam edhe një aksion pastrimi brenda dhe jashtë hapësirave të kësaj shkolle.
Bashkë me ne ishte edhe kryetari i fshatit të Drenocit, si dhe përfaqësuesi i kompanisë së pastrimit në komunën e Deçanit.
Fidanet e mbjellura ishin dhuratë nga fidanishtja e dru frutorëve “Dinamanti” në Drenoc, për çfarë falënderojmë pronarin e kësaj fidanishteje, i cili poashtu ishte prezent me ne. Poashtu, falënderojmë edhe “Swiss Marketing Group” për ndihmën në organizimin e këtij aktiviteti.
Urojmë që shembulli i kësaj shkolle për përkujdesjen e shtimit të hapësirave të gjelbra dhe mirëmbajtjen e hapësirave brenda dhe jashtë shkollës të ndiqet edhe nga shkolla të tjera në të gjitha komunat e Kosovës, si dhe kjo “Javë e Tokës” që po e lëmë pas të jetë vetëm një shembull se si duhet të kujdesemi për Tokën në 48 javë të vitit.