Fushata “Ta Pastrojmë Kosovën” shpallet më e suksesshmja në botë nga Let’s Do It World

Kosova është shpallur vendi me organizimin më të suksesshëm të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” për vitin 2018 nga Let’s Do It World, në mesin e qindrave vendeve të botës që janë pjesë e kësaj Lëvizje Globale. Në njoftimin e Let’s Do It World përmendet pjesëmarrja masive e qytetarëve të Kosovës në këtë Fushatë që zgjati […]

Kosova është shpallur vendi me organizimin më të suksesshëm të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” për vitin 2018 nga Let’s Do It World, në mesin e qindrave vendeve të botës që janë pjesë e kësaj Lëvizje Globale.

Në njoftimin e Let’s Do It World përmendet pjesëmarrja masive e qytetarëve të Kosovës në këtë Fushatë që zgjati për tre muaj rresht – duke filluar nga 15 shtatori, e deri sot (15 dhjetor) që po shënohet fundi i kësaj Fushate.

Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” përgjatë këtyre tre muajve iu bashkuan mbi 195 mijë vullnetarë, apo rreth 10.7 për qind e popullsisë së vendit.

Ekipi i Let’s Do It në Kosovë operon në kuadër të rrjetit të Let’s Do It World, ndërsa për punën e suksesshme të këtij viti do të shpërbehet me çmim nga kjo Lëvizje Globale, më 24 janar kur edhe mbahet Konferenca për pastrimin e botës, ku marrin pjesë përfaqësues nga 158 shtete të ndryshme.

Let’s Do It World përmend qindra aksionet që u organizuan në Kosovë në kuadër të kësaj Fushate, e cila këtë vit për dallim prej herëve të tjera u organizua në bashkëpunim me institucionet, si dhe është financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Rezultati citohet si mbresëlënës, natyrisht falë punës dhe përkushtimit shumë të madh të të gjithë atyre që kanë qenë të përfshirë.

Po ashtu, aty përmendet krijimi i Task Forcës nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ku u bën bashkë Ministri përkatëse dhe shoqëria civile, të koordinuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të vendit.

Drejtori Ekzekutiv i Let’s Do It në Kosovë, Luan Hasanaj është shprehur jashtëzakonisht i kënaqur me rezultatet e kësaj Fushate, duke thënë: “Për shkak të Let’s Do It, Kosova tani është bërë një nga vendet më të pastra në rajon, me qindra deponi ilegale më pak. Jam shumë i lumtur.”

“Kjo histori frymëzuese është testament për potencialin e lëvizjes Let’s Do It si një forcë pozitive për të mirën. Bukuria e saj qëndron në fuqinë e njerëzve të zakonshëm për të arritur gjëra të pabesueshme duke u bashkuar – bashkëpunuar, dhe ndërtuar ura midis të gjitha niveleve të shoqërisë”, thuhet tutje në njoftimin e Let’s Do It World për Fushatën “Ta Pastrojmë Kosovën”, më të suksesshmen në botë.

Linku i njoftimit nga Let’s Do It World:

https://www.letsdoitworld.org/2018/12/kudos-to-kosovo/?fbclid=IwAR3RAUGNiiAWkXItsGNrajWQZI3ks8b399qcvxhLy3OinMPofjw3_vgWImQ