THIRRJE PËR ANGAZHIM

Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën njofton se edhe gjatë kësaj legjislature do të vazhdojë monitorimin e punës së Komisionit Parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim Hapësinor dhe Zhvillim. Ky aktivitet është pjesë e përkushtimit tonë për të rritur transparencën institucionale, për të ndjekur nga afër procesin e vendimmarrjes dhe për të sjellë tek […]

Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën njofton se edhe gjatë kësaj legjislature do të vazhdojë monitorimin e punës së Komisionit Parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim Hapësinor dhe Zhvillim. Ky aktivitet është pjesë e përkushtimit tonë për të rritur transparencën institucionale, për të ndjekur nga afër procesin e vendimmarrjes dhe për të sjellë tek qytetarët informacione të sakta e të paanshme mbi çështjet që prekin mjedisin dhe bujqësinë në Kosovë. 

Për këtë qëllim, hapet thirrja për angazhimin e dy monitoruesve/monitorueseve, të cilët do të kenë mandatin të ndjekin nga afër mbledhjet e këtij komisioni, të hartojnë raporte të detajuara dhe të kontribuojnë me analiza dhe rekomandime konkrete për përmirësimin e punës së tij. 

Kualifikimet e kërkuara 

  • Diplomë universitare (preferohet në drejtimet juridike, mjedisore ose shkenca sociale); 
  • Njohuri mbi proceset parlamentare dhe funksionimin e institucioneve; 
  • Aftësi të shkëlqyera në shkrim dhe analizë; 
  • Përvojë pune në institucione, OJQ ose Kompani Hulumtuese 
  • Përvojë paraprake në monitorim, avokim ose kërkim është e mirëseardhur, por jo e domosdoshme; 
  • Integritet, paanshmëri dhe përkushtim ndaj transparencës dhe interesit publik. 

Përgjegjësitë kryesore 

  • Të marrin pjesë dhe të monitorojnë të gjitha mbledhjet e Komisionit për Mjedis dhe Bujqësi; 
  • Të evidentojnë dhe analizojnë diskutimet, vendimmarrjet dhe aktivitetet e komisionit; 
  • Të hartojnë raporte periodike mbi punën e komisionit, të cilat do të përfshijnë analiza të pavarura dhe rekomandime; 
  • Të kontribuojnë në përgatitjen e raporteve publike që do të publikohen çdo tre muaj për qytetarët dhe palët e interesuara. 

Çfarë ofron ky angazhim? 

  • Një mundësi unike për të kontribuar drejtpërdrejt në forcimin e transparencës dhe llogaridhënies në Kosovë; 
  • Përvojë profesionale në monitorim institucional dhe analizë politike; 
  • Pjesë e një ekipi dinamik dhe me përvojë në fushën e mjedisit dhe qeverisjes së mirë. 

📅 Afati i aplikimit: 28/02.2026

📧 Dokumentet e aplikimit (CV dhe letër motivimi) dërgohen në: info@tapastrojmekosoven.org 

ℹ️ Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen. 

Ky angazhim është i hapur për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në mbrojtjen e interesit publik, forcimin e institucioneve dhe zhvillimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme për vendin.