by arnela musa
Choose a language:02/09/2025, 14:38
Dita Botërore e Pastrimit – 20 Shtator 2025
🌍 Dita Botërore e Pastrimit 2025 – Kosovo Cleanup 🌍 Organizata “Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën” po përgatitet për organizimin e edicionit të 13-të të Ditës Botërore të Pastrimit (World Cleanup Day), e cila këtë vit do të mbahet më 20 shtator 2025. Kjo nismë globale, tashmë pjesë edhe e kalendarit të Kombeve […]
🌍 Dita Botërore e Pastrimit 2025 – Kosovo Cleanup 🌍
Organizata “Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën” po përgatitet për organizimin e edicionit të 13-të të Ditës Botërore të Pastrimit (World Cleanup Day), e cila këtë vit do të mbahet më 20 shtator 2025.
Kjo nismë globale, tashmë pjesë edhe e kalendarit të Kombeve të Bashkuara, mobilizon miliona vullnetarë në mbi 190 shtete të botës për t’u angazhuar në pastrimin e mjedisit, mbjelljen e drunjve dhe transformimin e hapësirave të ndotura në zona të gjelbra. Kosova është pjesë aktive e këtij rrjeti që nga viti 2012, duke u renditur ndër vendet më të përkushtuara në rajon.
📍 Ngjarja qendrore në Kosovë do të zhvillohet në Prishtinë, duke filluar nga Sheshi Zahir Pajaziti në ora 10:00, ku do të mblidhen institucione, ambasada, kompani, organizata dhe qytetarë të shumtë. Pas ceremonisë hapëse, vullnetarët do të shpërndahen në 7 lokacione kryesore të qytetit për aksione konkrete të pastrimit dhe gjelbërimit.
🌱 Paralelisht, aktivitete do të zhvillohen edhe në komuna të tjera të Kosovës, duke përfshirë:
-
Pastrimin e zonave të ndotura dhedeponive ilegale;
-
Mbjelljen e drunjve dekorativë dhe fidanëve;
-
Vendosjen e kosheve dhe shenjave ndërgjegjësuese;
-
Fushata mediatike dhe sensibilizuese me përfshirjen e shkollave, komuniteteve lokale dhe kompanive.
🙌 Ky aktivitet nuk është vetëm një ditë pastrimi, por një thirrje për përgjegjësi qytetare dhe për angazhim afatgjatë drejt një Kosove më të pastër e më të gjelbër.
Ftojmë të gjithë qytetarët, institucionet dhe bizneset që të bëhen pjesë e kësaj dite të madhe!
📅 Data: 20 shtator 2025
📍 Lokacioni qendror: Sheshi Zahir Pajaziti, Prishtinë
⏰ Ora: 10:00
Bashkë mund të krijojmë një hapësirë më të pastër për jetën! 💚

