by arnela musa
Choose a language:05/06/2024, 01:41
Dita Europiane e Parqeve “Ta Pastrojmë Rugovën”
Dhjetra vullnetarë u bashkuan sot në aksionin për pastrim të organizuar nga organizata jonë në bashkëpunim me Drejtorinë e Parkut Nacional “Bjeshkët e Nemuna”. Ky aksion u mbështet nga kompania Sllovene “Jub Pol” dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë, të cilët i falënderojmë për ndihmën e tyre. Po ashtu, falënderojmë organizatën “Mladi Volonteri” […]
Dhjetra vullnetarë u bashkuan sot në aksionin për pastrim të organizuar nga organizata jonë në bashkëpunim me Drejtorinë e Parkut Nacional “Bjeshkët e Nemuna”. Ky aksion u mbështet nga kompania Sllovene “Jub Pol” dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë, të cilët i falënderojmë për ndihmën e tyre.
Po ashtu, falënderojmë organizatën “Mladi Volonteri” për pjesëmarrjen e tyre dhe këngëtarin e mirënjohur Genc Prelvukaj.
Gjatë këtij aksioni, u larguan rreth 300 thasë me mbeturina nga Kuqishta dhe u pastrua dhe nivelizua deponia ilegale e mbeturinave në Bogë. Vlen të përmendet se në ato zona ende kanë mbetur mbeturina dhe ne do të përpiqemi të organizohemi përsëri për pastrimin e tyre.
I bëjmë thirrje qytetarëve dhe posaçërisht bizneseve lokale që veprojnë në Rugovë të jenë më të kujdesshëm dhe ta ruajnë mjedisin. Shumë nga mbeturinat e pastruara ishin të hedhura nga këto biznese. Gjithashtu, kërkojmë nga institucionet përgjegjëse që të angazhohen për zgjerimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në zonën e Rugovës dhe vendosjen e kontejnerëve në pika të caktuara.
Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe mbështetjen!