by arnela musa
Choose a language:18/05/2024, 21:34
Aksion për shënimin e Ditës së Tokës
Mbi 100 Vullnetarë Bashkohen për Pastrimin dhe Gjelbërimin pranë Stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë! Sot, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Tokës, një grup prej më shumë se 100 vullnetarëve u bënë bashkë për të ndërmarrë një aksion pastrimi dhe mbjellje drunjësh në afërsi të Stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Për tre […]
Mbi 100 Vullnetarë Bashkohen për Pastrimin dhe Gjelbërimin pranë Stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë!
Sot, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Tokës, një grup prej më shumë se 100 vullnetarëve u bënë bashkë për të ndërmarrë një aksion pastrimi dhe mbjellje drunjësh në afërsi të Stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Për tre orë punë u larguan mbi 50 tonelata mbetje ndërtimore dhe mbi 100 thase mbeturina plastike në hapësirat përreth Stadiumit,parkingut dhe rrugës Tirana..
Ky aktivitet është mbeshtetur nga JUB Kosova dhe u realizua në bashkëpunim të ngushtë me Shkollën Fillore të Mesme dhe të Ulët “Qamil Batalli”, të cilët siguruan një kontribut thelbësor në realizimin e kësaj iniciative. Falënderimi ynë shkon edhe për KRM “Pastrimi”, të cilët larguan thasët e mbeturinave të grumbulluara nga vullnetarët.
Jemi të lumtur dhe krenarë veçanërisht për pjesëmarrjen e të rinjve dhe të rejave, të cilët treguan një pasion të madh dhe energji gjatë pastrimit dhe gjelbërimit të hapësirës.
“Let’s Do It” organizoi gjithashtu një aktivitet për fëmijët e qerdhes “Bleta” në Ulpiane, ku vullnetarët bashkë me fëmijët dhe personelin e qerdhes pastruan parkun dhe hapësirat publike, duke vënë në pah domosdoshmërinë e edukimit të hershëm për kujdesin ndaj mjedisit.
Në fund të kësaj dite përplot aktivitete, “Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën” bën thirrje për Komunën e Prishtinës dhe qytetarët për të vazhduar angazhimin për ruajtjen e mjedisit dhe për të parandaluar ndotjen e sërishme të hapësirave që janë pastruar.
Ne e falënderojmë secilin që dha kontribut në këtë aksion dhe vazhdojmë të frymëzohemi nga ata, kjo tregon se veprimet kolektive mund të kenë një impakt të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm për të mirën e mjedisit tonë.