Sfidat dhe Sukseset e vitit 2022

Let’s do it – Ta Pastrojmë Kosovën që nga viti 2012 kontribuon në mbrojtjen e mjedisit të vendit tonë me një sërë aktivitesh të shumta të cilat kanë për qëllim arritjen e rezultateve sa më efektive. Let’s Do It vitin 2022 do ta kujtojë si një historik me plotë sfida e suksese duke kontribuar me […]

Let’s do it – Ta Pastrojmë Kosovën që nga viti 2012 kontribuon në mbrojtjen e mjedisit të vendit tonë me një sërë aktivitesh të shumta të cilat kanë për qëllim arritjen e rezultateve sa më efektive.

Let’s Do It vitin 2022 do ta kujtojë si një historik me plotë sfida e suksese duke kontribuar me punë të vazhdushme, aksione të shumta, vetëdijësim, seriozitet drejt një misioni të përbashkët “Një Mjedis i Pastër sot një jetë më e mirë nesër.

Një përmbledhje e aktiviteteve të vitit që po lëmë pas.

Me 7 Janar Meridian Express dhe Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën ndihmojnë 30 familje në nevojë në qytetin e Mitrovicës, ku u shpërndan nga 2 pako ushqimore për 30 familje jetime dhe në asistencë sociale. Kjo iniciativë ishte pjesë e fushatës “Gëzoje edhe Ti për Festa” e organizuar nga Meridian Express dhe Let’s Do It – Ta Pastrojme Kosovën.

Me 14 Shkurt “We Are One” në bashkëpunim me UNMIK-un organizoi Trajnim English below, ku filloi cikli i trajnimeve ne kuadër te projektit “We Are One”. Të rinjë nga komunat Prizren, Pejë, Fushë Kosovë, Istog, Dragash, Mamushë dhe Shtërpce  morën pjesë në trajnimin me temën “Shkrimi i projekt propozimeve”.

Ky projekt ka për qëllim promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit të Organizatave Joqeveritare me akterë të tjerë.

Me 23 Prill organizuam fushatë ku u pastruan hapësira me mbeturina dhe bëhet një park në lagjen e komuniteteve në rrugën “Sylejman Rrotlla” në Prizren.

Së bashku me banorët e lagjes, nënkryetarin e Komunës së Prizrenit z. Kujtim Gashi dhe zyrtarët nga Komuna e Prizrenit, zëvendësen e kreut të UNMIK Znj. Barrie Lynne Freeman dhe vullnetarë të shumtë, u pastruam mbeturinat dhe u bë vendosja e shportave, ulëseve dhe mbjelljen e 28 drunjve në lagjen “Lakuriqi” në qytetin e Prizrenit.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “We Are One” i cili përkrahet nga UNMIK dhe realizohet nga Let’s Do It-Ta Pastrojmë Kosovën!

Me 7 Maj Let’s Do It së bashku më banorët lokal, drejtoritë komunale të shërbimeve publike, Administratës Komunale, Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Dragashit, dhe vullnetarë të organizatës sonë bënë vendosje të shportave për mbeturina dhe mbollëm drunjë dekorativ në disa lokacione në Dragash. Ky aktivitet u realizua në kuadër te projektit “We Are One” dhe u mbështet nga UNMIK.

Me 9 Maj u pstrohen hapësira me mbeturina dhe bëhet një park në lagjen e komuniteteve RAE 29 në Fushë Kosovë.

Së bashku me banorët e lagjes anëtarin e asamblesë Komunale të Fushë Kosovës z Bashkim Krasniqi, aktivistin e komunitetit z. Ridvan Gashi dhe vullnetarë të shumtë, kemi pastruar mbeturinat, bëmë vendosjen e shportave, ulëseve dhe mbjelljen e drunjve në lagjen 29 të Fushë Kosovës.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “We Are One” i cili përkrahet nga UNMIK.

Me 14 Maj Së bashku me banorët e lagjes, zyrtarë komunal dhe aktivistë mjedisor bëmë vendosjen e shportave, ulëseve dhe mbjelljen e drunjve në qytetin e Shtërpces. Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “We Are One” i cili përkrahet nga UNMIK.

Me 21 Maj Së bashku me kryetarin e Komunës së Istogut z. Ilir Ferati, banorët e lagjes, zyrtarë komunal dhe aktivistë mjedisor bëmë vendosjen e shportave, ulëseve dhe mbjelljen e drunjve në parkun në bashkësinë lokale të Zallqit, fshat ky ne te cilin jetojnë së bashku Shqiptarë, Egjiptian dhe Serb.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “We Are One” i cili përkrahet nga UNMIK, Komuna e Istogut dhe komuniteti.

Me 1 Shator ne organizuam një aksion pastrami në liqenin e Batllavës ku larguam 200 thasë me mbeturina nga dhjetra vullnetarë në aksionin “Ta Pastrojmë Liqenin e Batllavës”
Në aksionin i cili u mbështet nga Biotherm (Orbico Group Sh.P.K) morën pjesë me dhjetra vullnetarë .
Pjesë e këtij aksioni ishin edhe përfaqësuesit e organizatës SDK is dhe ekipa e KRU Prishtina për të cilët Let’s Do It shpreh falënderime të veçanta.
Me 17 Shtatorë u organizuam bashkë me vullnetarët e Let’s Do It për të shënuar Ditën e Pastrimit të Botës

Dita e Pastrimit të Botës u shënua me aktivitete pastrimi të mbeturinave gjithandej vendit.

Aktiviteti qëndror u shënua në Prishtinë ku së bashku me dhjetëra vullnetarë larguam qindra thasë me mbeturina. Aktivitetet i filluam në ora 10:00 tek Platoja e Hotelit Grand, për të vazhduar tek hapësirat afër Pallatit të Rinisë.

Mobilizimi i gjithmbarshëm jep shpresë që angazhimi i institucioneve komunale do të jetë shumë më i madh dhe problemet e vazhdueshme me mbeturinat do të trajtohen shumë më seriozisht.

Me 24 Shtatorë  organizuam fushatë Ta Pastrojmë Lumbardhin!

Më 24 Shtator 2022 Let’s Do It-Ta Pastrojmë Kosovën, mbështetur nga WWF Adria, në bashkëpunim me Komunën e Pejës, kompaninë për menaxhimin e mbeturinave “Ambienti”, organizon aksion për pastrimin e mbeturinave në brigjet e lumit Lumbardhi i Pejës.

Largohen 200 thasë me mbetje nga vullnetarët e Let’s Do It-Ta Pastrojmë Kosovën si dhe 70 kubikë mbetje të përziera me eskavatorë nga brigjet e lumit Lumbardhi i Pejës

Me 5 Tetor duke e u bazuar në kërkesën tonë nga Komunat  për shqiptimin e Gjobave Mandatore kemi raportuar se janë shqiptuar 285 Gjoba Mandatore për ndotësit e mjedisit gjatë muajve Mars – Gusht 2022!

“Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën” ka bërë monitorimin e zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Ndëshkime me Gjoba Mandatore si dhe të Rregulloreve Komunale për Mjedis.

Gjatë periudhës kohore Mars – Gusht 2022 janë shqiptuar 285 gjoba mandatore nga inspektorët komunal në 24 Komuna. Më së shumti gjoba janë shqiptuar në Komunën e Mitrovicës, gjithsej 60 gjoba.Komunat Podujevë, Istog dhe Mamushë nuk e kanë shqiptuar asnjë gjobë për këtë periudhë kohore, ndërsa Komuna e Fushë Kosovës nuk e ka dërguar numrin e gjobave të shqiptuara.

 

Me 3 Tetor Lets Do It Kosova bëri Thirrje për pjesëmarrës në puntorinë e rrjetit “Jemi Një”

Me 19 Tetor nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në mes të “Let’s Do It – TPK dhe SHMM “Dr.Ali Sokoli” Prishtinë.

Në ambientet e Shkollës së Mesme të Mjeksisë “Dr.Ali Sokoli” Prishtinë, u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi për angazhim të përbashkët në çështje mjedisore. Të dy palët u dakorduan për bashkërendim të aktiviteteve të cilat promovojnë rëndësinë për kujdesin e mjedisit jetësor.

Pjesë e rendësishme e kësaj marrëveshje ështe forcimi i kapaciteteve të nxënësve dhe angazhimi i tyre në aktivitete mejdisore.

Me 29 Tetor Mbi 200 thasë mbeturina largohen nga Rugova! Së bashku me vullnetarët tanë, punëtorët e Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Ambienti”,ekipin nga Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”,dhe me Aktivist Mjedisor vendas dhe të huaj, sot pastruam deponinë e mbeturinave në afërsi të Bogës në Rugovë.

Me 11 Nëntor filloi Punëtoria e themelimit të rrjetit  We Are One .

Me 15 Nëntor përfunduam punëtorinë katër ditore për themelimin e rrjetit “We Are One”, ku për tri ditë me radhë pjesëmarrësit të ndarë në tri grupe patën mundësinë t’i ndiqnin temat me trajnerët e fushave përkatëse. Në kuadër të trajnimeve u diskutua më shumë rreth planifikimit strategjik, qëndrueshmërisë financiare, shoqërisë civile dhe për themelimin e OJQ-ve me theks të veçantë në angazhimin e tyre në fushën mjedisore. Kjo punëtori e cila pikësynim kishte themelimin e rrjetit “We Are One” arriti që të përfshijë pjesëmarrës nga komunitete të ndryshme të cilët në mënyrë teorike dhe praktike panë më nga afër mënyrën e funksionimit të një rrjeti. Në ditën e fundit të punëtorisë ky rrjet u finalizua me zgjedhjen e bordit dhe kryetarit të rrjetit, gjë e cila u bë si rezultat i votave në mënyre transparente nga ana e pjesëmarrësve.

Me 26 Nëntor realizuam aktivitetin e paraparë për pastrimin e brigjeve të Liqenit të Badovcit, ku u larguan mbi 200 thasë me mbeturina. Falenderojmë të gjithë vullnetarët që ishin pjesë e aksionit. Një falenderim i vecantë për  nxënësit e shkollës së mesme “Dr Ali Sokoli, ndërmarrjen “Hortikultura” si dhe pjesëmarrësit nga “KRU”Prishtina”.

Me 3 Dhjetor Let’s Do It dhe Rrjeti We Are One shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit!

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit “Ta Pastrojmë Kosovën” së bashku me rrjetin “We Are One” organizon një sërë aktivitetesh për ta shënuar këtë ditë. Këto aktivitete do të zhvillohen në shtatë komuna: Obiliq, Mitrovicë, Lipjan, Gjilan, Pejë, Gjakovë dhe Rahovec.  Në kuadër të aktiviteteve u planifikua të ketë aksione pastrimi, mbjellje drunjësh dekorativ për  secilën komunë si dhe vendosje shportash.

Ky aktivitet mbështetet finanicarisht nga UNMIK, realizohet në bashkëpunim me Komunat.

Let’s do it – Ta Pastrojmë Kosovën since 2012 contributes in environment protection of our country with a series of activities that aim to achieve the most effective results.

Let’s Do It will remember the year 2022 as a history full of challenges and successes, contributing with continuous work, numerous actions, awareness, seriousness towards a common mission “A clean environment today, a better life tomorrow”.

Here is a summary of the activities for the year we are leaving behind.

 

On January 7, Meridian Express and Let’s Do It – Ta Pastromje Kosovën helped 30 families in need in the city of Mitrovica, where 2 food packages were distributed to 30 orphan families and social assistance. This initiative was part of the “Gëzoje edhe Ti për Festa” campaign organized by Meridian Express and Let’s Do It – Ta Pastromjë Kosovën.

On February 14, “We Are One” in cooperation with UNMIK organized Training English below, where the cycle of training within the project “We Are One” began. Young people from the municipalities of Prizren, Pejë, Fushë Kosovë, Istog, Dragash, Mamushë and Shtërpce participated in the training on the topic “Writing project proposals”.

This project aims to promote and protect community’s rights and strengthen the partnership and cooperation of Non-Governmental Organizations with other actors.

On April 23, we organized a campaign where spaces with garbage were cleaned and a park was made in the communities’ neighborhood on “Sylejman Rrotlla” street in Prizren.

Together with the residents of the neighborhood, the deputy mayor of the Municipality of Prizren, Mr. Kujtim Gashi and officials from the Municipality of Prizren, the deputy head of UNMIK Mrs. Barrie Lynne Freeman and many volunteers, we cleaned the garbage and placed the baskets, seats and planted 28 trees in the “Lakuriqi” neighborhood in the city of Prizren.

This activity was carried out in the framework of the “We Are One” project, which is supported by UNMIK and carried out by Let’s Do It – Ta Pastromjë Kosovën!

On May 7, Let’s Do It together with the local residents, the municipal directorates of public services, the Municipal Administration, the Directorate of Education of the Municipality of Dragash, and volunteers of our organization, made the placement of waste baskets and planted decorative trees in several locations in Dragash. This activity was carried out within the “We Are One” project and was supported by UNMIK.

On May 9, garbage spaces were cleared and a park was made in the neighborhood of RAE 29 communities in Fushë Kosovë.

Together with the residents of the neighborhood, the member of the Municipal Assembly of Fushë Kosova Mr. Bashkim Krasniqi, the community activist Mr. Ridvan Gashi and many volunteers, we cleaned up the garbage, placed baskets, seats and planted trees in district 29 of Fushë Kosova.

This activity was carried out within the “We Are One” project, which is supported by UNMIK.

 

On May 14, together with neighborhood residents, municipal officials and environmental activists, we installed baskets, seats and planted trees in the city of Shtërpce. This activity was carried out within the “We Are One” project, which is supported by UNMIK.

On May 21 Together with the mayor of the Municipality of Istog Mr. Ilir Ferati, residents of the neighborhood, municipal officials and environmental activists we placed baskets, seats and planted trees in the park in Zallqi local community, a village where Albanians, Egyptians and Serbs live together.

This activity was carried out within the “We Are One” project, which is supported by UNMIK, the Municipality of Istog and the community.

On September 1, we organized a cleaning action in Batllava lake where we removed 200 bags of garbage with dozens of volunteers in the “Ta Pastrojmë Liqenin e Batllavës” action. Dozens of volunteers participated in the action, which was supported by Biotherm (Orbico Group Sh.P.K).

The representatives of the SDK organization and the KRU Prishtina team were also part of this action, for whom Let’s Do It expresses special thanks.

On September 17, we organized together with the volunteers of Let’s Do It to mark World Cleanup Day

World Cleanup Day was marked with waste cleanup activities all over the country.

The central activity was marked in Pristina, where together with dozens of volunteers, we removed hundreds of bags with garbage. We started the activities at 10:00 at the Grand Hotel Plateau, to continue to the spaces near the Youth Palace.

The comprehensive mobilization gives hope that the commitment of the municipal institutions will be much greater and the ongoing problems with waste will be treated much more seriously.

On September 24, we organized a campaign Ta Pastrojmë Lumbardhin!

On September 24, 2022 Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën, supported by WWF Adria, in cooperation with the Municipality of Peja, the company for waste management “Ambienti”, organizes an action for waste cleaning on the banks of the Lumbardhi river in Peja.

200 bags of waste were removed by the volunteers of Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën, as well as 70 cubic meters of mixed waste with excavators from the banks of the Lumbardhi river in Peja.

On October 5, based on our request from the Municipalities for the imposition of Mandatory Fines, we reported that 285 Mandatory Fines were imposed for environmental polluters during the months of March – August 2022!

“Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën ” has monitored the implementation of the Administrative Instruction on Penalties with Mandatory Fines as well as the Municipal Regulations on the Environment.

During the period March – August 2022, 285 mandatory fines were imposed by municipal inspectors in 24 municipalities. The most fines were imposed in the Municipality of Mitrovica, a total of 60 fines. The municipalities of Podujevë, Istog and Mamushë have not imposed any fines for this time period, while the Municipality of Fushë Kosova has not sent the number of imposed fines.

 

On October 3, Let’s Do It Kosova made a call for participants in the “We Are One” workshop.

On October 19, a cooperation agreement was signed between “Let’s Do It – TPK” and SHMM “Dr. Ali Sokoli” Prishtina.

In the premises of the “Dr. Ali Sokoli” High School of Medicine in Prishtina, a cooperation agreement was signed for joint engagement in environmental issues. The two parties agreed to coordinate activities that promote the importance of environmental protection.

An important part of this agreement is the strengthening of students’ capacities and their engagement in educational activities.

On October 29, over 200 bags of garbage were removed from Rugova! Together with our volunteers, the workers of the Regional Waste Company “Ambienti”, the team from the “Bjeshkët e Nemuna” National Park, and local and foreign environmental activists, we cleaned the waste dump near Bogë in Rugova.

On November 11, the “We Are One” Network Establishment Workshop began.

On November 15, we finished the four-day workshop for the establishment of the “We Are One” network, where for three consecutive days the participants divided into three groups had the opportunity to follow the topics with the trainers of the respective fields. In the framework of the trainings, more was discussed about strategic planning, financial stability, civil society and the establishment of NGOs with special emphasis on their engagement in the environmental field. This workshop, which aimed to establish the “We Are One” network, managed to include participants from different communities who theoretically and practically saw more closely how a network works. On the last day of the workshop, this network was finalized with the election of the board and the chairman of the network, which was done as a result of transparent votes by the participants.

On November 26, we carried out the planned activity for cleaning the shores of Lake Badovci, where over 200 bags of garbage were removed. We thank all the volunteers who were part of the action. A special thanks to the students of the “Dr Ali Sokoli” secondary school, the company “Hortikultura” as well as the participants from “KRU” Prishtina.

On December 3, Let’s Do It and the We Are One Network mark the International Day of Volunteering!

As part of the International Day of Volunteerism, ” Ta Pastrojmë Kosovën” together with the network “We Are One” organizes a series of activities to mark this day. These activities took place in seven municipalities: Obiliq, Mitrovica, Lipjan, Gjilan, Pejë, Gjakovë and Rahovec. As part of the activities, it was planned to have cleaning actions, planting decorative trees for each municipality, as well as placing baskets.

This activity is financially supported by UNMIK, it was carried out in cooperation with the Municipalities.