by Artina Muqiqi
Choose a language:18/04/2020, 16:19
“Let’s Do It” nis fushatën “Dita e Pastrimit Digjital”
Për herë të parë në historinë e festimit të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Let’s Do It sjell “Ditën e Pastrimit Digjital” që do të shënohet pikërisht më 22 Prill – 50 vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës. “Dita e Pastrimit Digjital” synon të sjell vëmendjen e botës tek mbeturinat virtuale – digjitale, për të cilat […]
Për herë të parë në historinë e festimit të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Let’s Do It sjell “Ditën e Pastrimit Digjital” që do të shënohet pikërisht më 22 Prill – 50 vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës.
“Dita e Pastrimit Digjital” synon të sjell vëmendjen e botës tek mbeturinat virtuale – digjitale, për të cilat rrallë herë na shkon mendja se janë “mbeturina”, e që edhe ky lloj mbeturinash ka ndikim në mjedis dhe në jetën tonë të përditshme përmes konsumit të energjisë dhe emetimit të gazrave serrë.
Fjala është për aplikacionet e ndryshme, skedarët, fotografitë, videot, etj., që zënë vend në paisjet tona digjitale (smartphones, laptopë, kompjuterë, etj.) si të papërdorura, të vjetëruara apo të papërditësuara.
Gjurmët e karbonit që lë interneti dhe sistemet që e mbështesin atë përbëjnë rreth 3.7% të emetimeve globale të gazrave serrë, sasi kjo e ngjashme me atë që prodhohet globalisht nga industria e linjave ajrore.
Duke pastruar mbeturinat tona digjitale, ne ndihmojmë në uljen e konsumit të energjisë dhe emetimit të gazrave serrë, si dhe krijojmë shprehi më të mira të menaxhimit të të dhënave tona digjitale; më pak rrëmujë digjitale = përqëndrim më i madh dhe më pak humbje kohe, e më e rëndësishmja – një PLANET më i shëndetshëm.
Bashkohuni në “Ditën e Pastrimit Digjital”, ftoni edhe miqtë e juaj po ashtu, dhe më 22 Prill të shënojmë 50 vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës duke pastruar mbeturinat tona digjitale.