by Artina Muqiqi
Choose a language:20/03/2020, 14:35
Aktivitetet e Grupit të Vullnetarëve Kundër Coronavirusit
Qysh prej evidentimit të rastit të parë, të infektuar me COVID-19, Grupi i Vullnetarëve Kundër Coronavirusit, është shndërruar në forum diskutimi për gjendjen aktuale në Kosovë. Aktivitetet e deritashme të grupit përfshijnë thirrjet për vullnetarë, formularët online dhe grupi ka hartuar manualë me këshilla për masat mbrojtëse kundër virusit korona dhe manualë për vullnetarët që […]
Qysh prej evidentimit të rastit të parë, të infektuar me COVID-19, Grupi i Vullnetarëve Kundër Coronavirusit, është shndërruar në forum diskutimi për gjendjen aktuale në Kosovë.
Aktivitetet e deritashme të grupit përfshijnë thirrjet për vullnetarë, formularët online dhe grupi ka hartuar manualë me këshilla për masat mbrojtëse kundër virusit korona dhe manualë për vullnetarët që duan të ndihmojnë në forma të ndryshme.
Deri më tani janë lajmëruar mbi 160 mjekë e infermierë dhe mbi 100 vullnetarë të tjerë, të cilët janë të garshëm të dalin në terren për të ndihmuar, por duhet cekur që asnjë veprim i Grupit të Vullnetarëve Kundër Coronavirusit nuk do të ndërmerret pa koordinim të ngushtë me isntitucionet përgjegjëse.
Ky grup, me 4 mijë e 847 anëtarë, ka për qëllim vetëdijësimin dhe parandalimin e panikës dhe është një urë lidhëse në mes të atyre që kanë nevojë për ndihmë në formë të ndryshme – me institucionet e Republikës së Kosovës.
Grupi i Vullnetarëve Kundër Coronavirusit është inicuar nga ekipi i organizatës joqeveritare “Let’s Do It Kosova” me qëllim të bashkimit të të gjithë atyre qytetarëve që duan të kontribuojnë vullnetarisht për të menaxhuar sa më me lehtësi situatën e krijuar si pasojë e coronavirusit. Poashtu qëllim i këtij grupi është shpërndarja e saktë e informatave të ndryshme në lidhje me masat parandaluese ndaj këtij virusi si dhe në koordinim me institucionet përgjegjëse të jap ndihmë për qytetarët në nevojë.
Nga vegëzat poshtë mund të shihen fletushkat dhe materialet e publikuara deri më tani nga grupi:
https://lookaside.fbsbx.com/file/Fletushka2.pdf?token=AËyL3DxQYN-b8bU-xSk22-JgTAU3BDMdËdE7PgkPoh-qTiQNMAD6gT_3mxIqRyzhN9zY9rzHVIhyQQFfpbp7Z8ST1ËxFK15pR1-pYqohRMP7aËëj_a40g2qflyqTi9mcoVQezlvlTD1oO2EgC-sEnpdtYAvNic_O9zFRrhMNQhpIMë https://lookaside.fbsbx.com/file/Fletushka.pdf?token=AËz4lyiPvhM8ShCUIGlV7kBTK3ZHG-vAAYZdCGQËu5QB1gkOiXd0I90YZPE5-Zyo8ËzaMqMLnY1VËzIËStEB2uoBbp2ËChojReHZeoZëSëTxscfx6HsxNJd1vëIgxFTCkRFHaaGRbfuCN_YËëJKMt9rzVRLXa78tiXoSmNNdQQDBGA