Let’s Do It e Ambasada Suedeze pastrojnë lagjen ‘Pejton’, vendosen shporta skaj rrugëve

Aktivitetet për shënimin e Ditës së Tokës në kuadër të “Javës së Tokës”, sot i vazhduam në lagjen “Pejton”, ku në bashkëpunim me Ambasadën Suedeze në Prishtinë, realizuam aksion pastrimi në hapësirat e kësaj lagje. Në këtë aktivitet na u bashkangjitën edhe ambasadat e tjera të huaja të cilat operojnë në këtë lagje, si ajo […]

Aktivitetet për shënimin e Ditës së Tokës në kuadër të “Javës së Tokës”, sot i vazhduam në lagjen “Pejton”, ku në bashkëpunim me Ambasadën Suedeze në Prishtinë, realizuam aksion pastrimi në hapësirat e kësaj lagje.

Në këtë aktivitet na u bashkangjitën edhe ambasadat e tjera të huaja të cilat operojnë në këtë lagje, si ajo e Italisë, Shqipërisë, Norvegjisë, Finlandës e poashtu edhe disa biznese lokale, si dhe kopshti i fëmijëve “Hello Kids”.

Gjatë këtij aksioni, u grumbulluan dhjetëra thasë me mbeturina, shumë prej të cilëve u mblodhën para hapësirave të objektit të Ambasadës Italiane, ku qytetarë të shumtë të cilët presin për viza hudhin mbeturina.

“Let’s Do It” vendosi disa shporta para hapësirave të objektit të Ambasadës Italiane dhe u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm ndaj veprimeve të tyre karshi mjedisit dhe të mos e ndotin atë.