Let’s Do It dhe MMPH nisin pastrimin e bregut të Liqenit të Batllavës nga mbetjet ndërtimore

Let’s Do It ka filluar sot pastrimin e bregut të Liqenit të Batllavës, nga ku është bërë largimi i mbetjeve ndërtimore nga rrënimi i objekteve. Gjatë ditës së sotme, me makineri janë larguar katër kamionë me mbetje ndërtimore buzë Liqenit nga lokacioni i parë i evidentuar, derisa aksioni do të vazhdojë edhe ditëve në vijim. […]

Let’s Do It ka filluar sot pastrimin e bregut të Liqenit të Batllavës, nga ku është bërë largimi i mbetjeve ndërtimore nga rrënimi i objekteve.

Gjatë ditës së sotme, me makineri janë larguar katër kamionë me mbetje ndërtimore buzë Liqenit nga lokacioni i parë i evidentuar, derisa aksioni do të vazhdojë edhe ditëve në vijim.

Ky aktivitet për pastrimin e bregut të Liqenit të Batllavës po realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ndërsa, pjesëmarrës në aktivitetet e sotme kanë qenë edhe inspektorët e Inspektoratit qëndror dhe inspektorët lokalë nga Komuna e Podujevës.

Let’s Do It ka ofruar karburantin për makinerinë që ka punuar për pastrimin e këtyre mbetjeve të Kompanisë “Mati”, të cilën e falënderojmë për angazhimin e tyre.

Po ashtu, falënderojmë Kompaninë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë, pasi ajo ka pranuar në deponi legale pa pagesë të gjitha mbetjet e sotme, të larguara nga bregu i Liqenit të Batllavës.

Let’s Do It këtë aktivitet do ta vazhdojë edhe ditëve në vijim në lokacione të tjera, pavarësisht që po është problematikë terreni i papërshtatshëm ku janë hedhur mbetjet.