by Artina Muqiqi
Choose a language:12/02/2019, 09:21
Let’s Do It nis trajnimin për mjedisin me nxënës të 20 shkollave të Vitisë
Në 20 shkolla të Komunës së Vitisë, Organizata Let’s Do It do të fillojë trajnimin “Ngritja e kapaciteteve të nxënësve në fushën e mjedisit jetësor dhe rivitalizimin e hapësirave shkollore”, me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta dhe të mesme. Ky trajnim do të mbahet falë marrëveshjes së bashkëpunimit që Let’s Do […]
Në 20 shkolla të Komunës së Vitisë, Organizata Let’s Do It do të fillojë trajnimin “Ngritja e kapaciteteve të nxënësve në fushën e mjedisit jetësor dhe rivitalizimin e hapësirave shkollore”, me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta dhe të mesme.
Ky trajnim do të mbahet falë marrëveshjes së bashkëpunimit që Let’s Do It ka nënshkruar me Komunën e Vitisë, me qëllim të zhvillimit të sa më shumë aktiviteteve, me qëllim të mbrojtjes dhe përmirësimit të mjedisit jetësor.
Edukimi, sidomos i brezave të rinj, është një nga hapat kyç për vetëdijesimin e shoqërisë për çështjet mjedisore. Andaj, ky komponent do të jetë një nga fokuset kryesore të organizatës sonë gjatë vitit 2019.
Let’s Do It po ashtu vlerëson bashkëpunimin e Komunës së Vitisë dhe kryetarit të saj, z.Sokol Haliti, për angazhimin e vazhdueshëm në çështjet mjedisore, duke filluar nga aksionet e pastrimit, krijimin e hapësirave gjelbëruese, e së fundi edhe në ndërmarrjen e hapave konkret në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit.