by Artina Muqiqi
Choose a language:04/01/2019, 15:49
Let’s Do It nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Komunën e Vitisë
Ekipi i Let’s Do It sot është pritur në një takim nga kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me ç’rast është arritur memorandum bashkëpunimi për mbajtjen e trajnimeve me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të ulët në fushën e mjedisit jetësor. Ky trajnim përveç kampanjës vetëdijesuese, ka për synim edhe krijimin e […]
Ekipi i Let’s Do It sot është pritur në një takim nga kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me ç’rast është arritur memorandum bashkëpunimi për mbajtjen e trajnimeve me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të ulët në fushën e mjedisit jetësor.
Ky trajnim përveç kampanjës vetëdijesuese, ka për synim edhe krijimin e klubeve të gjelbra si dhe rivitalizimin e hapësirave shkollore.
Përfaqësuesit e Let’s Do It janë shprehur shumë të lumtur me angazhimin e Komunës së Vitisë për ruajtjen dhe pastrimin e mjedisit, si dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për rëndësinë e një mjedisi të pastër.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se si komunë kanë bërë shumë punë në largimin e deponive ilegale të mbeturinave, për të cilat është vlerësuar pozitivisht jo vetëm nga qytetarët e saj, por edhe nga organizatat e ndryshme të cilët merrem me mbrojtjen e mjedisit.
Ai shtoi se pas aksioneve të shumta të pastrimit është e domosdoshme të ngritët vetëdija e qytetarëve në veçanti tek grup moshat e reja që të ruajnë mjedisin.
Ndërkaq sipas memorandumit punët mes Organizatës Let’s Do It dhe Komunës së Vitisë do të koordinohen në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Viti. Kurse fushatat vetëdijesuese në shkollat e kësaj komune si dhe rivitlaizimi i hapësirave të jashtme shkollore do të bëhet përmes bashkëfinancimit të dy palëve.