Nesër organizohet aksion pastrimi në Viti

Vullnetarët e Let’s Do It Kosova do t’i bashkohen aksionit të nesërm për pastrimin e rrugës Viti – Binçë – Debelldehi, i cili organizohet në kuadër të aktiviteteve të Fushatës më të madhe “Ta Pastrojmë Kosovën”. Aksioni i nesërm i organizuar nga Komuna e Vitisë do të fillojë në orën 10:30. Let’s Do It Kosova […]

Vullnetarët e Let’s Do It Kosova do t’i bashkohen aksionit të nesërm për pastrimin e rrugës Viti – Binçë – Debelldehi, i cili organizohet në kuadër të aktiviteteve të Fushatës më të madhe “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Aksioni i nesërm i organizuar nga Komuna e Vitisë do të fillojë në orën 10:30.

Let’s Do It Kosova njofton të gjithë vullnetarët që duan të marrin pjesë në këtë aksion, se nisja nga Prishtina bëhet me autobus në orën 08:30 nga zyrat e Let’s Do It Kosova në Pejton.

Në aktivitetet e organizuara nga Komuna e Vitisë, parashihet që përveç pastrimit, të rregullohen edhe disa hapësira, siç janë: hapësirat te varrezat e qytetit, hapësira afër xhamisë dhe kishës katolike në Kabash, pastrimi i shtratit të lumit Morava e Binçës rreth shëtitores në rrugën e Binçës dhe disa deponi të vogla në rrugën e Debelldehut deri tek pika kufitare me Republikën e Maqedonisë.

Po ashtu, parashihet edhe vendosja e disa tabelave me mesazhe për rëndësinë e mbrojtjes së ambientit dhe pyjeve.

Arritja tek pika kufitare parashihet të bëhet rreth orës 12:30.

Në aksionin e nesërm do të marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Vitisë dhe përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Let’s Do It Kosova shpreson që aktivitetet e tilla të vazhdojnë përgjatë tërë fushatës tre mujore edhe në komunat tjera të Kosovës, të cilat veçse janë mobilizuar e kanë krijuar edhe Task Forca.

Aksioni i nesërm dëshmon edhe njëherë se fushata “Ta Pastrojmë Kosovën”, e cila ka filluar më 15 shtator, dhe do të vazhdojë deri më 15 dhjetor po fuqizohet dita-ditës me aktivitete të shumta gjithandej vendit.

Let’s Do It Kosova edhe njëherë ju bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bëhen pjesë e aktiviteteve të shumta që po organizohen në kuadër të kësaj fushate. Ju mund të regjistroheni edhe si vullnetar në web faqen www.tapastrojmekosoven.org