by Besnik Shabiu
08/09/2018, 21:31
Reagim kundër shkarkimit të ujërave industriale në Lumin Lepenc
Organizata “Ta Pastrojmë Kosovën” shpreh shqetësimin lidhur me shkarkimin e ujërave industriale në Lumin Lepenc. “Ta Pastrojmë Kosovën” i bashkohet reagimit të Organizatës Joqeveritare për mbrojtjen e mjedisit“Gjethi” nga Kaçaniku kundër veprimit të operatorit “Silcapor” nga industria e materialeve ndërtimore, për shkak të shkarkimeve të ujërave industriale në Lumin Lepenc, përkatësisht në fshatin Dubravë. Nga […]
“Ta Pastrojmë Kosovën” i bashkohet reagimit të Organizatës Joqeveritare për mbrojtjen e mjedisit“Gjethi” nga Kaçaniku kundër veprimit të operatorit “Silcapor” nga industria e materialeve ndërtimore, për shkak të shkarkimeve të ujërave industriale në Lumin Lepenc, përkatësisht në fshatin Dubravë.
Nga Organizata “Gjethi” kanë bërë të ditur se sot kanë qenë në vend të ngjarjes bashkë me Policinë, ku konstatuan vazhdimësinë e kësaj ndotje, që thonë se po ndodh që tri dekada.
Ky veprim përveç që është i papranueshëm, është edhe i kundërligjshëm, andaj kërkojmë nga Prokuroria e Shtetit që të dalë në vendngjarje dhe të ndërmarrë masat e duhura.
Ndërmarrja e masave nga organet përgjegjëse duhet të bëhet sa më shpejt që është e mundur, para se resurset ujore, siç është Lepenci, të shkatërrohen.
Përmes këtij reagimi, Ta Pastrojmë Kosovën i bën thirrje Kompanisë në fjalë që të ndal këtë veprim të paligjshëm, për të cilin mund të gjobitet nga organet e rendit.
Po ashtu, kërkojmë që përveç qytetarëve, të rritet edhe vetëdija e kompanive të shumta për mbrojtjen e resurseve, siç janë ujërat e lumenjve e liqeneve, që shpeshherë janë cak i hedhjes së mbetjeve ndërtimore.
Këto janë fotografitë që ka publikuar Organizata “Gjethi”: