by Besnik Shabiu
20/09/2018, 17:06
Në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, nesër mbahet aksion pastrimi te stadiumi “Fadil Vokrri”
Let’s Do It Kosova ju njofton se aksioni i radhës në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, do të mbahet nesër (e premte), më 21 shtator, duke filluar nga ora 09:00. Aksioni mbahet pranë stadiumit “Fadil Vokrri”, ku do të pastrohet lokacioni që shihet në fotografi. Në aksionin e nesërm, pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe […]
Let’s Do It Kosova ju njofton se aksioni i radhës në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, do të mbahet nesër (e premte), më 21 shtator, duke filluar nga ora 09:00.
Aksioni mbahet pranë stadiumit “Fadil Vokrri”, ku do të pastrohet lokacioni që shihet në fotografi.
Në aksionin e nesërm, pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, u.d i Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi si dhe tifozët e klubit të Prishtinës “PLISAT”.
Aksionit do t’i bashkohet edhe ndërmarrja “Pastrimi” me makinerinë e saj dhe ndërmarrja private N.T.SH “Kristal”.
Let’s Do It Kosova po ashtu ju njofton se aksion pastrimi është mbajtur edhe sot në Kodrën e Kishnicës.
Po ashtu, ekipet e Let’s Do It Kosova sot gjatë ditës kanë monitoruar pastrimin e disa lokacioneve të tjera, në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”.
Fushata “Ta Pastrojmë Kosovën” ka filluar më 15 shtator dhe do të vazhdojë deri më 15 dhjetor 2018.